E hënë, 16 Maj 2022
16:16
Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

Suedia i është bashkuar Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po vazhdon.

16:13
Gjykata e Athinës shpall fajtor Babis Anagnostopoulos për vrasjen e gruas së tij, Caroline

Opinioni publik në Greqi dhe mediat vendase por dhe të huaja po ndjekin me interes të madh gjyqin ndaj 33-vjecarit pilot Babis Anagnostopoulos.

16:09
Tentoi të trafikonte 190 mijë fara kanabisi në ishullin Samos, arrestohet 56-vjeçari në Gjirokastër

Një 56-vjeçar austriak është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi tentoi të trafikonte fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme me destinacion final ishullin Samos.

16:07
Përkeqësohen parashikimet për ekonominë maqedonase

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se shtetin e tij po e pret një prej dimrave më të vështirë “me të cilin duhet të përballemi”, prandaj, ai shtoi se në rend dite nuk duhet të jetë kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

15:48
Një portë në Mars? Fotoja e roverit të NASA-s që po çmend rrjetin!

Nuk është hera e parë që imazhet nga Marsi ngjallin kureshtje të madhe, por një foto e realizuar këto ditë nga roveri Curiosity i NASA-s e ka ndezur më shumë se zakonisht imagjinatën e e adhuruesve të astronomisë dhe fantashkencës më shumë se zakonisht, por edhe atë të mbështetësve të teorive të konspiracionit.

15:43
Gruaja me të tre qentë vriten në aksidentin makabër në qendër të Londrës (fotot)

Një grua 41-vjeçare dhe të tre qentë që po ecnin me të janë vrarë dje të goditur nga një makinë në zonën Chelsea në qendër të Londrës.

15:28
Rruga “Skënderbeu” në New York, u përurua dje. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku Veliaj

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që u përurua dje në një ceremoni të veçantë, ku mori pjesë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

15:26
Burri dërgohet në spital pas përleshjes me krokodilin e lumit në ujëvarë (fotot)

Një burrë në të 40-at që po shëtiste me motoçikletë në parkun kombëtar të Lawn Hill në Australi bëri një pushim në pellgun e një ujëvare kur u sulmua nga bisha gjigante.

15:26
Shëtitje “mes çarçafëve”. Nga nesër, shfaqja teatrore në teatrin Aleksandër Mosiu

Edhe pse ka më shumë se dy vjet që nuk kemi një godinë serioze të Teatrit Kombëtar, numri i shfaqjeve është rritur. Kjo përfshi edhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivolin”, por edhe teatrin më të ri, atë Shëtitës “Çajupi”.

15:22
Mbappe do bashkohet me Realin para finales së Champions League

Telenovela “Kylian Mbappe” duket se është drejt fundit, ndërsa tashmë duket se destinacioni i sulmuesit do të jetë kryeqyteti i Spanjës, jo ai i Francës.

15:21
Teknologjitë që do të ndryshojnë të ardhmen

Produktet e qumështit të prodhuara në laborator Ju mund të keni dëgjuar për “mishin” e kultivuar në laborator. Por ç’mund të themi për ushqimet e tjera me bazë shtazore? Një numër kompanish bioteknike në rritje, po shqyrtojnë mundësinë e bulmetit të prodhuar në laborator, përfshirë qumështin, akulloren, djathin dhe vezët. Dhe më shumë sesa një  kompani mendon […]

15:20
Grupi Vagner, historia pa filtra e ish-komandantit të ushtrisë së Putinit: Pse po pësojmë kaq shumë humbje

Vetëm pak kohë më parë i kuptova vërtet arsyet që më shtynë të shkruaj një libër mbi mercenarët rusë.

15:16
Ministrat e BE-së i bëjnë thirrje Hungarisë të mbështesë embargon ndaj naftës ruse

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kërkuan të hënën nga Hungaria që të heqë veton për embargon e propozuar ndaj naftës ruse, teksa Lituania tha se blloku po “mbahet peng nga një shtet anëtar”.

15:11
Trafiku i drogës/ Kreu i DIA-s: Mafia shqiptare bashkëpunon me Ndranghetan

 “Mafia shqiptare bashkëpunon në menaxhimin e trafikut të drogës me ‘Ndranghetan në Liguria”. 

15:11
Shkëputet ashensori në QSUT, lëndohet pacientja dhe infermieri. Shoqërohet në komisariat tekniku

Në dhjetor të vitit të kaluar, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” shpalli fitues të një tenderi rreth 2.5 milionë lekë të reja, një kompani e cila për 24 muaj do të riparonte dhe mirëmbante ashensorët e spitalit.

14:58
Zjarr në ashensorin e kompleksit të pallateve në Rrugën e Kavajës

Flakët kanë përfshirë ashensorin në njërin prej komplekseve të pallateve në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

14:57
Aksident në Lezhë/ Përplasen dy makina, tre të plagosur

Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë pak minuta më parë në fshatin Barbulloje.

14:30
“I dhuroi puthjen e lamtumirës të dashurës”, largohet drejt luftës pas fitores në Eurovision (Foto)

Lideri i grupit Kalush Orchestra, Oleg Psiuk i cili fitoi të shtunën “Eurovision 2022” me këngën “Stefania”, i ka dhuruar puthjen e lamtumirës të dashurës së tij, pasi do t’i bashkohet frontit të luftës në Ukrainës.

14:23
Josa prezantohet te Vllaznia: Rikthimi në Shkodër është gjithmonë kënaqësi, duam Kupën dhe Europën

Mirel Josa u rikthye në Shkodër si trajner, për të marrë vendin e Elvis Plorit për tre ndeshjet e fundit të kampionatit, pro edhe sezonin e ri, teksa paraditen e sotme bëri edhe prezantimin zyrtar në krye të stolit kuqeblu.

14:17
Hëna e përgjakur! Eklipsi përmes fotove në disa vende të botës

Vëzhguesit e yjeve u përballën me një pamje mahnitëse dhe të pazakontë mbrëmjen e kaluar.

14:10
Vllaznia prezanton trajnerin e ri, Mirel Josa

Vllaznia prezantoi trajnerin e ri Mirel Josen këtë të hënë.

14:00
I premtoi se do të provohej te skuadra e elitës, menaxheri braktis 14-vjeçarin 700 km larg shtëpisë

Një menaxher futbollistësh lë në mes të katër rrugëve një adoleshent me ëndrra të mëdha për futbollin. Ka ndodhur në Argjentinë dhe lajmi shumë shpejt ka bërë xhiron e botës.

13:57
Gjermania: Të nisim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se duhet të nisin negociatat e vonuara të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

13:56
Të shtëna me armë/ Kush është ish-kandidati për kreun e PS në Durrës që u plagos

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mesditën e sotme në një prej lokaleve të Durrësit.

13:54
Lufta në Ukrainë, McDonald’s njofton se do të largohet nga Rusia

Gjigandi amerikan i fast food, McDonald’s do të dalë nga tregu rus dhe do të shesë biznesin e tij atje, tha kompania të hënën.

13:44
100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Balla falenderon Mike Pompeo

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar ish-Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo për pranimin e ftesës dhe prezencën sot në Shqipëri.

13:36
Kosova shton sanksionet kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës ka shtuar të hënën sanksionet kundër Rusisë, në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, prej kur Moska ka nisur sulmin e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.

13:32
Rita Ora shkëlqen në “American Idol”, ndërsa takohet me Katy Perryn

Rita Ora u paraqit me një dukje tejet elegante në Instagram të dielën, teksa pozoi për një sërë fotografish me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”.

13:26
E konfirmon vetë Eriksen, këto janë klubet që kërkojnë danezin

Christian Eriksen ka zbuluar se ai ka marrë tashmë oferta përpara nisjes së merkatos së verës dhe ndër skuadrat të cilat përmenden si destinacioni i ardhshëm për danezin janë Manchester United dhe Tottenham.

13:24
Dita më e pafat e karrierës, ja sa e rrezikshme është të jesh gjyqtar bejsbolli

Gjyqtari i Major League Baseball (MLB), Marty Foster, u detyrua të braktiste lojën pasi mori dy goditje në kokë brenda në pak minutash gjatë fitores 4-1 të LA Angels ndaj Oakland Athletics.

13:22
Zgjedhjet për kreun e PD, ja si do të renditen në fletën e votimit dy kandidatët më 22 maj

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot përbërjen e fletës së votimit më 22 maj, ku do të votohet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

13:20
FOTO/ Benzema dhe legjendat e klubit prezantojnë fanellat e reja të Realit të Madridit

Reali i Madridit ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në Twitter, klubi madrilen ka zbuluar uniformën që do të veshë skuadra sezonin e ardhshëm, teksa në qendër të fotos është padyshim francezi Karim Benzema, i cili ka udhëhequr “Los Blancos” drejt titullit kampion dhe finales së Ligës së Kampionëve.

13:11
Veliaj në Nju Jork, përurohet rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: Një ngjarje e shënuar për shqiptarët

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Pas rrugës “Fan Noli”, në Bronx të Nju Jorkut tani gjendet edhe një rrugë që mban emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

13:05
BE mblidhet sot për Ballkanin e Ukrainën: Sfidat që hapi agresioni rus

Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë sot përveç agresionit rus në Ukrainë edhe raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor. Më vonë gjatë ditës së hënë, ata do të kenë edhe një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë së gjashtë vendeve të këtij rajoni.

13:04
“Në prokurori mungojnë 116 prokurorë, për shkak të vettingut”, Çela: Të rritet numri i oficerëve gjyqësorë

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela raportoi sot para 11 anëtarëve të KLP, lidhur me punën e prokurorëve gjatë vitit 2021 si edhe sfidat e organit të akuzës në të ardhmen.

12:59
E rrallë, shfaqen bashkë Superhëna e Përgjakur dhe eklipsi më i gjatë i dekadës

Të apasionuarit pas astronomisë, por edhe kureshtarë të zakonshëm u përballën gjatë natës me një pamje mahnitëse e jo fort të zakontë: Një super Hënë të Përgjakur, fenomeni që lindi nga pozicioni direkt i planetit tonë mes Diellit dhe Hënës, çka bëri që ajo të gjendej plotësisht nën hijen e Tokës e kjo i dha një nuancë të kuqe të errët.

12:55
Rusia “një ari i plagosur”, Ukraina: Humbje dërrmuese, por do të sulmojë përsëri

Ushtria ukrainase pretendon se njësitë ruse kanë pësuar “humbje dërrmuese personeli dhe pajisjesh” gjata avancimit drejt rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut.

12:53
“2021 një vit i vështirë”, Çela raporton në KLP: Pandemia e vakancat si pasojë e vettingut, krijuan probleme në funksionimin e Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  “mbi ecurinë e veprimtarisë së prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2021”.

12:48
Nëna lë dy fëmijë në jetimore/ Ferideja 37-vjeçare kërkon ndihmë

Feridja 37 vjeç është nënë e katër fëmijëve të mitur, dy prej të cilëve është detyruar ti lerë në jetimore për shkak të vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë që si prind i vetëm të sigurojë të ardhura.

12:48
Lufta e grurit: India ndalon eksportet, çmimi në “stratosferë”

Çmimi i grurit pësoi rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë.

12:38
Gjendet një predhë në zonën e plazhit të Sarandës

Ditën e sotme tek zona e plazhit e quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

12:34
Raporti vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme/ Olsjan Çela del para KPL-së

Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela ndodhet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë këtë të mërkurë ku po zhvillohet seanca dëgjimore për raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme.

12:31
Xhaçka takon Varhelyi: Vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare në qershor

Ministrja Olta Xhacka u takua në Bruksel me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi, me të cilin u dakordësua që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor.

12:23
Associated Press: Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s

Me Finlandën dhe Suedinë që po ndërmarrin hapa për t’iu bashkuar NATO-s, teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon, lista e shteteve neutrale në Evropë duket se po tkurret.

12:22
Pompeo në Tiranë/ Ish-sekretari i shtetit vizitë për 100-vjetorin e marrëdhënieve me SHBA

Kremtimi 100 vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane bëri bashkë në një tryezë opozitën e Enkelejd Alibeajt me shumicën socialiste.

12:08
Dëmtimet alarmojnë Kloppin, “blerje” e rëndësishme para finales së 28 majit

Liverpooli ka hyrë në fazën e fundit të sezonit me shpresën për të fituar katër tituj, diçka që nuk e ka arritur kurrë më parë.

11:53
Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

11:49
SHBA e NATO: Turqia “s`do të guxojë” ta pengojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë

Turqia përsëriti se nuk është kundër zgjerimit të NATO-s, por sipas saj vendet që mbështesin terrorizmin nuk mund të jenë anëtarë të aleancës.

11:46
Njësia speciale Antiinformalitet/ Rama: Do verifikojmë të ardhurat me stilin e jetesës

Kryeministri Rama paralajmëroi sot se krahas kontratave të punës, do të verifikohet edhe paga e deklaruar dhe stili i jetesës.

11:45
Rrëzohet kamioni në bypasin Orikum-Kaninë, humbin jetën dy të rinj

Dy persona kanë humbur jetën, pasi një kamion është rrëzuar në bypasin Orikum-Kaninë, duke punuar.

11:41
Të arrestuar për korrupsion, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e policëve të Morinës

Apeli i GJKKO ka vendosur të rrëzojë ankimimin e policëve të Morinës, të cilët u arrestuan për korrupsion.

11:36
Erling Haaland çon sulmuesin brazilian te “Topçinjtë”

E ardhmja e Gabriel Jesusit te Manchester City është në dyshim serioz.

11:31
I nxehti përvëlues përfshin Indinë, 49 gradë temperaturë në Dlehi!

India po përballet me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, që e ka bërë termometrin në kryeqytetin Delhi të shënojë 49.2 gradë Celsius.

11:27
“Luftë” për të drejtat e imazhit, Mbappe mund të përfundojë në Premier League

Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përplasen më 28 maj ​​në finalen e Champions League, në Paris.

11:27
Kampioni i Evropës gati për finalen e Tiranës, Mourinho një “armë” më shumë

Leonardo Spinazzola do të jetë vlera e shtesë e Romës për finalen e Tiranës.

11:19
Ministrat e BE-së diskutojnë sot për Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë më 16 maj – përveç agresionit rus në Ukrainë – edhe për raportet e bllokut evropian me Ballkanin Perëndimor.

11:15
“Publikimi i pagave, efekt vetërregullues”, Rama: Do i drejtohemi shqiptarëve, të publikohen një herë në vit

Rama: Të gjithë e keni parasysh se cfarë efekti pati dalja e pagave në publik, që përvec anës negative ishte edhe një anë pozitive. I gjithë opinion u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Ne ngritëm njësinë Antiinformalitet për të zhvilluar një kontroll […]

11:12
Aksident në Tiranë, autobusi i linjës së Kombinatit humb kontrollin

Një tjetër aksident ka ndodhur me autobusët e kryeqytetit.

11:03
Fotot/ Rama zbardh detaje nga takimi me ish-sekretarin Amerikan të Shtetit

Ndërsa ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto albumin nga një pjesë prej tyre. 

10:57
“Ku do të shkoj unë?”, familjarët qajnë me të madhe, digjet banesa në Fier

Një banesë në Mbrostar Ura në Fier është djegur, ndërsa familjarët kanë ngelur në qiell të hapur.

10:54
“Ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës, s’do t’ia dalin”, Alibeaj: Besimi te demokracia do na nxjerrin nga kurthi i politikës së korruptuar

“Në një marrëdhënie të tillë partneriteti dhe vlerësimi në favor të shqiptarëve, Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë vetëm një rrugë patriotike: të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA.” – kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, në konferencën e mbajtur sot në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatikes mes SHBA e Shqipërisë.

10:50
Magjike dhe misterioze, eklipsi hënor mbi Tiranë (Fotot)

Nata e së dielës ishte magjike, ndërsa hëna e përgjakur ndriçonte mbi Tiranë.

10:40
Pompeo në Tiranë: Duhet vullnet, për të mbrojtur demokracinë dhe shkulur korrupsionin

I pranishëm në Tiranë në kuadër të javës amerikane, që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplimatike SHBA-Shqipëri, ish-Sekretari i Shtetit amerikan, Mike Pompeo vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

10:35
100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim: Së bashku po punojmë për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikujtoi gjatë takimit në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA se së bashku po punohet për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit.

10:31
Xhaçka takon Di Maion në Bruksel: Italia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Gjatë qëndrimin në Bruksel, ministrja e jashtme Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me homologun italian Luigi Di Maio.

10:21
Finlanda dhe Suedia proces të përshpejtuar anëtarësimi në NATO

NATO-ja do të bëjë çmos që Finlanda dhe Suedia të kalojnë përmes një procesi të përshpejtuar anëtarësimi, tha për DW zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana.

10:03
Gazifikimi i Shqipërisë/ Nënshkruhet memorandumi me kompaninë  amerikane

Hidhet një tjetër hap në drejtim të përpjekjes për ta bërë Shqipërinë vend eksportues i energjisë në rajon.

09:50
Shefi i NATO-s: Ukraina mund ta fitojë këtë luftë

Përveç ushtrisë së zhytur në një konflikt të ashpër në lindje të Ukrainës, Rusia ka shënuar humbje edhe në aspektin diplomatik përgjatë fundjavës, pasi dy shtete evropiane kanë shprehur zëshëm synimet për anëtarësim në NATO.

09:48
Grushti i shtetit në Kremlin: Si Putin dhe shërbimet e sigurisë, e vendosën nën kontroll shtetin rus

Më 20 dhjetor 1999, Vladimir Putin iu drejtua zyrtarëve të lartë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në selinë e tij në Lubyanka pranë Sheshit të Kuq të Moskës.

09:29
Presidenti/ Alibeaj: Raundi i parë dështoi prej maxhorancës! Bushka: Ftoj palët të jenë më të përfshira

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për raundin e parë të përzgjedhjes së Presidentit të ri.

09:00
Incidenti në QSUT, shoqërohet në komisariat tekniku i ashensorit

Në Komisariatin nr. 4 të Policisë është shoqëruar tekniku i ashensorit që është kontraktuar nga QSUT për mirëmbajtje dhe kolaudim.

08:48
Defekti në ashensor, reagon QSUT: Pritet ekspertiza për të vlerësuar shkakun e incidentit

QSUT ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e një nate më parë në QSUT, ku u lënduan një paciente dhe barrelëmbajtësi.

08:28
Presidenti mbetet pa emër/ Sot raundi i parë i votimit për kreun e shtetit

Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.

08:08
Detajet/ Si ndodhi incidenti në ashensorin e QSUT, lëndohen pacientja dhe barrelisti

Një paciente dhe barrelisti që e shoqëronte janë dëmtuar rreth orës 23:30, në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi ashensori me të cilin po lëviznin pësoi defekt.

08:05
Parashikimi i motit/ Si nis java, temperaturat shkojnë deri 29 gradë C

Moti i kthjellët do të përfshijë të gjithë vendin gjatë orëve të para të ditës.

E diel, 15 Maj 2022
23:01
Djokovic konfirmohet numri një, mposht Tsitsipas në Romë dhe fiton titullin e parë në 2022

Novak Djokovic mposhti në finalen e Romës tenistin grek Stefanos Tsitsipas, duke koleksionuar titullin e parë përsa i përket vitit 2022. Një titull që i mungonte numrit 1 të botës prej plot gjashtë muajsh, praktikisht që nga fillimi i nëntorit të kaluar, kur sportisti i famshëm nga Serbia përmbysi disavantazhin e setit hapës, në finalen e turneut indoor në Paris – Bercy ndaj rusit Daniil Medvedev.

22:50
Tentuan të manipulonin rezultatin e votave në “Eurovision 2022”/ Ja cilat janë gjashtë shtetet që rrezikuan shumë

Mbrëmjen e djeshme Ukraina e cila u përfaqësua  nga Kalush Orchestras me këngën “Stefania”, morën trofeun e “Eurovision 2022”. Vendin e dytë e mori Mbretëria e Bashkuar dhe të tretin Spanja.

22:24
Blinken optimist për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete zyrtarisht të aplikojnë, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike.

22:14
Mali i Zi konfiskon duhan në vlerë prej miliona eurosh

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh. Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro.

22:05
Vitamina çdo ditë? Çfarë duhet të dini përpara se t’i merrni

Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të marrin suplemente sepse ato mund të ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në regjimin ushqimor. Shumë njerëz marrin çdo ditë suplemente për të përmirësuar shëndetin  e përgjithshëm, por a ndihmojnë ato në të vërtetë? Cilat janë anët e rrezikshme dhe cilat suplemente duhet të merrni?

21:58
Pesë pijet më të mira për sëmundjet e zemrës, sipas dietologëve

Sëmundjet e zemrës përfshijnë sëmundjen e arterieve koronare, aritminë dhe aterosklerozën. Edhe pse janë kryesisht faktorët gjenetikë që kontribuojnë në shfaqjen e tyre, stili i jetesës luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mirëqenien tuaj.

21:39
Zanat për refugjatët/ Arsimi profesional dhe profesionet që të çojnë jashtë vendit

Të rinjtë priren të zgjedhin profesione që kërkohen më shumë jashtë vendit duke e parë mundësinë e artë në shkollat profesionale

21:30
Takimi i NATO-s, Xhaçka: Mbështesim anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, hapni dyert për Kosovën

Shqipëria mbështet anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, dhe së shpejti do të nisin procedurat përkatëse.

21:23
Finlanda do aplikojë për NATO, Stoltenberg: I ofrojmë siguri gjatë periudhës para anëtarësimit

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i ofroi siguri Finlandë dhe Suedisë në periudhën para anëtarësimit. Ai tha se Turqia nuk është më pengesë për kërkesën e  Finlandës duke sqaruar se bëhet fjalë për të shtuar praninë ushtarake në rajon.

21:13
Piu fotoksinë , transportohet drejt spitalit 33 vjeçari

Një 33-vjeçar me iniciale Sh. Sh., dyshohet se ka pirë fotoksinë dhe është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza” dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

21:07
Rezultatet negative të njëpasnjëshme, largohet trajneri i Vllaznisë/ Ja cili do të marrë drejtimin e klubit

Klubi i Futbollit Vllaznia njoftoi se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të parë Elvis Plorin.

20:48
Rënia nga kategoria, ish-trajneri i Skënderbeut: E hodhën arbitrat

Pas 13-vitesh në elitë dhe mes sukseseve të njëpasnjëshme, Skënderbeu rikthehet në Kategorinë e Parë zyrtarisht pas barazimit 1-1 me Dinamon. Ky lajm solli edhe largimin e Skënder Gegës nga stoli i bardhekuqve korçarë. Vendimi i tij për të drejtuar korçarët me pak shpresë ishte marrëdhënia me presidentin Ardian Takaj, që vazhdon të jetë po kaq miqësore, ashtu siç e shohim edhe në këtë ndeshje play-off-i për 19-vjeçarët mes Skënderbeut dhe Tiranës.

20:38
Restaurohet Kalaja e Prezës, u dëmtua nga tërmeti. Kim: Të mësojmë nga e shkuara

Punimet për restaurimin e kullës në Kalanë e Prezës, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019, kanë përfunduar.  Pas një pune dy vjeçare me mbështetjen financiare të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kolonat e gurit dhe muratura u rindërtuan duke përdorur gurët origjinal që ishin rrëzuar gjatë tërmetit.

20:21
Nisi plazhi/ Bregdeti mbushet  me vizitorë nga vendi, Kosova dhe të huaj

Sezoni turistik u hap më 3 maj, por kjo është fundjava e parë që ka kthyer masivisht pushuesit në plazhet e Durrësit. Temperaturat e larta kanë bërë që pushues të shumtë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vendet e BE-së të zgjedhin plazhet e Durrësit për të pushuar, jo vetëm në fundjavë.

20:07
Padia e rrallë/ Qytetari padit gjykatësen, se nuk i dha drejtësi në kohë

Stoku i dosjeve në gjykatën e lartë ka shkuar 35 mijë dosje , një qytetar ka vënë në provë gjykatën e lartë duke kërkuar sekuestrimin e pasurive të një gjyqtareje, që sipas tij nuk dha drejtësi në kohë dhe ndaj i shkaktoi dëm. Për dijeni ai ka njoftuar edhe KLGJ dhe KPK.

19:57
Ankthi në adoleshencë/ Rriten rastet, mjekja: Janë shtuar vizitat, referohen edhe nga shkollat

Rritet numri i fëmijëve që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Mjekët psikiatër thonë se përveç prindërve janë dhe shkollat të cilat referojnë raste të adoleshentëve që shfaqin ankth , pagjumësi apo janë agresive si ndaj njëri-tjetrit ashtu edhe ndaj mësuesve. Numri i vizitave nga pesë në ditë , është dyfishuar në 10 apo 12 raste .

19:45
Reforma e ujit/ Ujësjellësit “përmblidhen” në 15 shoqëri

Pas reformës energjetike në vitin 2015, në mandatin e tretë qeveria e drejtuar nga socialistët do të reformojë  sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke e centralizuar.

19:36
Presidenti mbetet pa emër/ Përfundoi sot afati për dorëzimin e propozimeve të raundit të parë

Ora 16:00 e kësaj të diele ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidatëve për raundin e parë të zgjedhjes të presidentit të ri të hënën në parlament.

19:32
Tirana nën ethet e finales. UEFA “rrethon” Arenën Kombëtare për finalen e Conference League

Prej tetorit Policia e shtetit është konsultuar me UEFA-n dhe FSHF-n për të hartuar një plan masash për të monitoruar ndeshjen Roma – Feyenoord që do të mbahet në stadiumin “Air Albania”  më 25 maj. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes do të angazhohen rreth 1500 forca policie dhe 600 stiuard.

18:58
Italia parandaloi sulme kibernetike nga grupe pro-ruse gjatë Eurovisionit

Policia italiane tha se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës Eurovision, që u mbajt në Turin.

18:50
Vuçiç  thotë se do të rezistojë sa të mundet që të mos e sanksionojë Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Serbia do të luftojë për aq kohë sa mundet që të mbajë politikën e saj për të mos i vendosur Rusisë, por ai theksoi se dëmi që po përjeton si rezultat i kësaj politike, është i madh.

18:38
Ronaldo merr vendimin për të ardhmen, ja ku do jetë sezonin tjetër

Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu ka lënë portugezi të kuptohet.

18:34
Gjashtë skuadra “marrin” pushimet e parakohshme, asnjë objektiv në 2 ndeshjet e radhës

Tirana, Laçi, Kastrioti, Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu i kanë mbyllur përpara kohe llogaritë me Abissnet Superioren. Plot 6 skuadra nuk kanë më asnjë objektiv për të arritur, teksa fati i tyre në këtë edicion është përcaktuar.

18:28
COVID19/  Asnjë humbje jete, 41 qytetarë të infektuar dhe 31 të shëruar 

Në vendin tonë brenda 24 orësh janë kryer 341 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 41 qytetarë.

18:19
Kërkohet në Arabinë Saudite, sulmuesi refuzon rinovimin me Partizanin

Stenio Junior ka refuzuar ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën për sezonin e ardhshëm. Braziliani, ka vendosur që të largohet nga Shqipëria, ndërsa burime për “Supersport.al” bëjnë me dije se sulmuesi ka ofertë nga Arabia Saudite dhe me shumë mundësi 30-vjeçari do të largohet sapo të mbyllen edhe dy javët e mbetura të Abissnet Superiore.