Opinioni publik në Greqi dhe mediat vendase por dhe të huaja po ndjekin me interes të madh gjyqin ndaj 33-vjecarit pilot Babis Anagnostopoulos.

Pak më parë ai  është shpallur fajtor nga gjykata e Athinës me akuzën për vrasjen e gruas së tij Caroline Krouch, 20 vjeç një vit më parë në shtëpinë e tij në periferi të Athinës.

Vendimi i gjykatës ka qenë unanims: fajtor për vrasje me dashje.

I akuzuari nuk ka reaguar gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Gjyqtarët dhe juristët konkluduan pas një seance dy-orëshe se piloti 33-vjeçar duhet të dënohet për vrasje me paramendim, keqtrajtim të kafshëve dhe shkeljen e ligjit  për akuza të rreme për shkak se ka bërë deponim të vazhdueshme të rreme.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën për pretendimin se vrasja është kryer në një moment shpërthimi  mendor dhe aktualisht po diskutohet çështja e zbutjes së dënimeve të cilat do të dalin pas pak.

Top Channel