100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, Balla falenderon Mike Pompeo

16/05/2022 13:44

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar ish-Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo për pranimin e ftesës dhe prezencën sot në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan: “Ndërsa sot festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare”.

Postimi i plotë:

Përmbledhje e diskutimeve të sotme dhe bashkëpunimin në të ardhmen me ish-Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Një falenderim për pranimin e ftesës dhe prezencën sot në Shqipëri.

Ndërsa sot festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen SHBA ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare.

Top Channel