Hëna mbi Haghia Sophia në Stamboll, Turqi

Vëzhguesit e yjeve u përballën me një pamje mahnitëse dhe të pazakontë mbrëmjen e kaluar.

Pak pas orës 03:30 të hënën, orbita e Tokës u pozicionua për pak minuta drejtpërdrejt midis Diellit dhe Hënës.

Në atë kohë Hëna ra plotësisht nën hijen e Tokës, duke u përfshirë përkohësisht në një nuancë të errët të së kuqes.

Ngjyra e saj u krijua nga rrezet e diellit që projektoheshin përmes atmosferës së Tokës në sipërfaqen me hije të Hënës.

Eklipsi hënor përkoi me një ngjarje të veçantë, një super Hënë. Kjo është kur Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën në orbitën e saj dhe kështu duket më e madhe se zakonisht.

Për gati një orë e gjysmë më pas, e vetmja dritë e diellit që arrinte në Hënë kishte kaluar nëpër atmosferën e Tokës duke e kthyer atë në të kuqe.

Në Evropë, fenomeni ishte i dukshëm vetëm për një pjesë të asaj kohe për shkak të fillimit të lindjes së diellit, por në kontinentin e Amerikës, zonat nën qiell të pastër krijuan një spektakël të plotë.

 

 

FOTO GALERI
1/16
Tempulli i Poseidonit pranë Athinës, Greqi

Top Channel