Liverpooli ka hyrë në fazën e fundit të sezonit me shpresën për të fituar katër tituj, diçka që nuk e ka arritur kurrë më parë.

Me Carabao Cup dhe FA Cup në “xhep” (në të dy rastet triumfi erdhi ndaj Chelsea-t pas goditjeve të 11-metërshave), “The Reds” tani kërkojnë ta mbyllin sezonin me ëndrrën Champions të realizuar, ndërsa triumfi në Premier duket më shumë një mision i pamundur. Megjithatë, kalendari i ngjeshur me sfida shumë impenjative po i hap probleme të mëdha Liverpoolit.

Fabinho ishte i pari që ngriti alarmin, kur u largua nga ndeshja kundër Aston Villas, pavarësisht se Klopp konfirmoi se do të jetë në finalen e Champions League-s. Disa ditë më vonë, Salah dhe Van Dijk nuk mundën ta myllinin në fushë finalen e FA Cup sërish për arsye fizike. Për këtë arsye, Klopp ka lëvizur menjëherë përballë këtyre problemeve muskulare.

Sipas “The Athletic”, Liverpooli ka rënë dakord me Christopher Rohrbeck, fizioterapist që ishte në “Anfield” në vitin 2020, për rikthimin e tij të menjëhershëm te “të kuqtë” për të përmirësuar gjendjen fizike të lojtarëve përpara finales së 28 majit. Rohrbeck ka qenë pjesë stafit mjekësor edhe në sezonet kur Liverpooli fitoi Champiosnsin dhe titullin e Premier League-s. Kanë mbetur vetëm 12 ditë deri në finalen e madhe, fizioterapisti Christopher Rohrbeck duhet të bëjë mrekullinë./supersport

Top Channel