Zjarr në ashensorin e kompleksit të pallateve në Rrugën e Kavajës

16/05/2022 14:58
Foto ilustruese

Flakët kanë përfshirë ashensorin në njërin prej komplekseve të pallateve në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Sipas policisë ka vetëm dëme materiale dhe asnjë prej banorëve nuk është lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, në Rrugën e Kavajës, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit. Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel