Burri dërgohet në spital pas përleshjes me krokodilin e lumit në ujëvarë (fotot)

16/05/2022 15:26

Një burrë në të 40-at që po shëtiste me motoçikletë në parkun kombëtar të Lawn Hill në Australi bëri një pushim në pellgun e një ujëvare kur u sulmua nga bisha gjigante.

Ai u dërguar më pas në spital me një ambulancë ajrore prej plagëve të marra nga krokodili i ujërave të ëmbla.

Incidenti ndodhi të dielën në parkun e Queensland, teksa burri po notonte në pellgun Adel’s Grove kur bisha e kapi nga krahu dhe refuzonte ta lëshonte.

Burri i guximshëm i kishte thënë grupeve të shpëtimit se ishte përleshur me krokodilin para të arrinte të shpëtonte.

Grupet e shpëtimit e dërguan atë me helikopter në spitalin më të afërt ku ai mbetet në dhimbje por në gjendje të stabilizuar.

Ai kishte pësuar plagë kafshimi në krah, duar e këmbë.

Oficeri i ndihmës Greig Allan tha: “Pacienti në tha se krokodili që e sulmoi ishte ndoshta tre metra i gjatë dhe se ishte me fat që kishte shpëtuar gjallë.

Shërbimet e ambulancës në Queensland thanë se kishte një popullatë të madhe të krokodilëve të ujërave të ëmbël në zonë.

Ai shtonte më tej: “Krokodilët janë normalisht shumë të turpshëm por mund të bëhen agresivë kur kapen në befasi”.

Më herët këtë muaj një vajzë adoleshente u vra nga krokodili teksa notonte në një lumë në Zimbabve.

Fshatarët kishin nxituar ta ndihmonin  pasi dëgjuan të bërtiturat dhe nisën ta kërkonin, por krokodili ishte zhdukur bashkë me trupin e viktimës.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë në të 40-at bëri një pushim në pellgun e një ujëvare kur u sulmua nga bisha gjigante.

Top Channel