Tiranë

Nata e së dielës ishte magjike, ndërsa hëna e përgjakur ndriçonte mbi Tiranë.

LSA ka publikuar fotot magjepsëse të eklipsit hënor. Për të gjithë ata që e humbën mbrëmë, kanë mundësi që ta shikojnë edhe sonte ose duhet të presin deri më 8 nëntor të 2022-shit.

Sipas NASA-s, gjysma lindore e Shteteve të Bashkuara dhe e gjithë Amerika e Jugut mundën të shohin çdo fazë të eklipsit hënor.

Tërësia ishte e dukshme në pjesën më të madhe të Afrikës, Evropës Perëndimore, Amerikës Qendrore dhe Jugore dhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut.

Eklipsi i plotë ishte i dukshëm nga Roma, Nju Jorku, Brukseli, Guatemala City, Londra, Los Anxhelosi, Parisi, Rio de Zhaneiro, Havana, Çikago, Johanesburg, Mexico City, Lagos, Detroit, Madrid, San Francisko. , Santiago, Buenos Aires, Ëashington DC, Lisbona,  ndërsa Ankaraja, Budapesti, Kajro, Athina, Honolul janë qytetet ku eklipsi dukej pjesërisht.

Një eklips total hënor ndodh kur Toka vjen midis Diellit dhe Hënës duke bllokuar rrezet e Diellit që të ndriçojnë hënën. Në një eklips total hënor, e gjithë Hëna bie brenda ombrës, pjesës më të errët të hijes së Tokës. Llojet e tjera të eklipsit hënor janë eklipsi hënor penumbral, eklipsi i pjesshëm hënor dhe një lloj relativisht i rrallë i eklipsit hënor i quajtur eklipsi hënor qendror.

Eklipsi i parë i vitit ishte më 30 prill 2022, një eklips i pjesshëm diellor. Një eklips diellor ndodh gjithmonë rreth dy javë para ose pas një eklipsi hënor.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel