Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se duhet të nisin negociatat e vonuara të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.

Ajo theksoi se në këtë kohë të trazuar prej sulmeve ruse në Ukrainë që kanë sjellë ndikim të madh në të gjithë Evropën, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike.

“Sidomos në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet të qëndrojmë pranë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ajo.

Kujtojmë se Gjermania është një ndër vendet që cka shprehur mbështetje për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Top Channel