Një banesë në Mbrostar Ura në Fier është djegur, ndërsa familjarët kanë ngelur në qiell të hapur.

Në godinën thuajse të shkatërruar jeton Astrit Metua me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur në gjendje të vështirë ekonomike.

Fatmirësisht gruaja dhe fëmijët kanë qenë në qendrën shëndetësore ndërsa Metua ka tentuar të futet mes flakëve për të shuar zjarrin.

I ulur në rrugën përballë shtëpisë së djegur Astriti, bashkëshortja dhe dy fëmijët qajnë se nuk kanë më një strehë ku të qëndrojnë.

Familja jetonte duke mbledhur bidona.

Top Channel