Zgjedhjet për kreun e PD, ja si do të renditen në fletën e votimit dy kandidatët më 22 maj

16/05/2022 13:22

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot përbërjen e fletës së votimit më 22 maj, ku do të votohet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

Sipas shortit të hedhur, Sali Berisha do të renditet i pari në fletën e votimit e pas tij kandidati i dytë në garë, Ibsen Elezi.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

  1. Sali Berisha
  2. Ibsen Elezi

 

Top Channel