Ekskluzive/ Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar
Reali i Madridit ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ardhshëm. Nëpërmjet një postimi në Twitter, klubi madrilen ka zbuluar uniformën që do të veshë skuadra sezonin e ardhshëm, teksa në qendër të fotos është padyshim francezi Karim Benzema, i cili ka udhëhequr “Los Blancos” drejt titullit kampion dhe finales së Ligës së Kampionëve.
“Histori, traditë dhe momente të paharruara. Gjithçka në detaje”, shkruan klubi madrilen në prezantimin e fanellave të reja, teksa pjesë e fotos janë edhe legjendat e klubit si Iker Casillas, Raul Gonzales e Roberto Carlos.
Nuk mungon në foton e prezantimit as sulmuesja daneze Caroline Møller, e cila është lidere e ekipit të femrave të Realit të Madridit dhe padyshim imazh i klubit./ SuperSport
Top Channel