“2021 një vit i vështirë”, Çela raporton në KLP: Pandemia e vakancat si pasojë e vettingut, krijuan probleme në funksionimin e Prokurorisë

16/05/2022 12:53

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, raporton sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  “mbi ecurinë e veprimtarisë së prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm për vitin 2021”.

Çela tha se 2021 rezultoi të ishte sërish i vështirë për shkak të kohëzgjatjes së pandemisë, e cila tha ai ndikoi dhe krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë, por edhe për shkak të largimeve të prokurorëve nga detyra për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar që krijoi mjaft vakanca në sistem.

“Vlerësoj se janë arritur rezultate në një sërë objektivash në fokusin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, nëpërmjet masave administrative dhe procedurale institucionale, siç janë miratimi i udhëzimeve të përgjithshme dhe planeve të veprimit për të unifikuar veprimtarinë e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe mbikëqyrja e zbatimit tyre, me synim rritjen e efiçensës dhe efektivitetit bazuar në një kuadër normativ të unifikuar dhe të konsoliduar në veprimtarinë institucionale, ashtu dhe nëpërmjet miratimit dhe vijimit të zbatimit të akteve të përbashkëta me disa institucione dhe agjenci ligjzbatuese ndërvepruese për të rritur kapacitetet institucionale e profesionale dhe efiçencën e bashkëpunimit ndërinstitucional” tha Çela ndërsa vecoi një sërë masash të ndërrmarra përgjatë vitit të kaluar.

Top Channel