QSUT ka reaguar pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e një nate më parë në QSUT, ku u lënduan një paciente dhe barrelëmbajtësi.

Sipas njoftimit, QSUT thekson se të gjithë ashensorët janë në sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar, të cilat kryhen periodikisht, ndërsa pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e incidentit.

Reagimi i plotë i QSUT

Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit.

Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.

Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.

QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.

Top Channel