Një tjetër aksident ka ndodhur me autobusët e kryeqytetit.

Në Misto Mame, shoferi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel