Tentuan të manipulonin rezultatin e votave në “Eurovision 2022”/ Ja cilat janë gjashtë shtetet që rrezikuan shumë

15/05/2022 22:50

Mbrëmjen e djeshme Ukraina e cila u përfaqësua  nga Kalush Orchestras me këngën “Stefania”, morën trofeun e “Eurovision 2022”. Vendin e dytë e mori Mbretëria e Bashkuar dhe të tretin Spanja.

Për shkak të parregullsive që pati në procesin e votimit ka reaguar Unionin Evropian i Transmetuesve (EBU).

Unioni Evropian i Transmetuesve me një deklaratë zyrtare ka bërë me dije se 40 vendet që morën pjesë në “Eurovision 2022” kanë shpallur votat e jurive profesionale të tyre, ndërsa Alessandro Cattelan, Laura Pausini dhe Mika janë vërejtur me parregullsi në votim.

Për shkak të përpjekjeve të dyshuara për manipulim, Unioni Evropian i Transmetuesve hoqi votat e jurisë nga gjashtë vende.

Ato u zëvendësuan nga një rezultat i përmbledhur i bazuar në vendet me mënyrë të ngjashme votimi si në gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe në finalen e madhe.

Votat nga Azerbajxhani, Gjeorgjia, Mali i Zi, Polonia, Rumania dhe San Marino u zëvendësuan të gjitha me rezultatin e ri.

“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna votimi të ngjashme). Ky proces u pranua nga Monitoruesi i Pavarur i Votimit. EBU e merr jashtëzakonisht seriozisht çdo përpjekje të dyshuar për të manipuluar votimin në Eurovision dhe ka të drejtë t’i heqë këto vota në përputhje me Udhëzimet Zyrtare të Votimit, pavarësisht nëse vota të tilla mund të ndikojnë apo jo në rezultatet dhe/ose rezultatin të votimit”, thuhej në deklaratën e EBU.

Top Channel