“Publikimi i pagave, efekt vetërregullues”, Rama: Do i drejtohemi shqiptarëve, të publikohen një herë në vit

16/05/2022 11:15

Rama: Të gjithë e keni parasysh se cfarë efekti pati dalja e pagave në publik, që përvec anës negative ishte edhe një anë pozitive. I gjithë opinion u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm.

Ne ngritëm njësinë Antiinformalitet për të zhvilluar një kontroll të detajuar për të na dhënë një analizë të situatës. Por ajo që është më e rëndësishme dhe që dua ta ndaj me ju si një reflektim konkret për ne është që, punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i agjencisë përkatëse me kompanitë, bizneset dhe faktikisht kërkesa e përsëritur që të gjithë bizneset të rishikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultat.

Vetëm nga ky korrektim i bërë nën presion mbi të gjitha bizneset, por dhe si rezultat i një shtyse, kemi një rritje të pagës mesatare. Kemi mbi 25% të të punësuarëve që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në nivel më të lartë. Që do të thotë se ata nuk merrnin pagën e deklaruar por merrnin më shumë, dhe perceptimi negative mbi ekonominë ishte prezent shumë më tepër sec duhej.

Ne duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave, mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm t’i pyesim shqiptarët që një herë në vit pagat të bëhen publike? Vendet që e bëjnë e thonë se ka efektin më të madh rregullues, ne mendojmë që kjo është shumë e vërtetë. E shohim që impakti i kësaj ngjarje dhe i pranueshmërisë së lartë që gjeti komunikimi ynë me biznesin rezultoi shumë i suksesshëm. Ideja që pagat bëhen publike cdo vit, është një ide që nuk mendoj se ne mund ta aplikojmë por ia vlen të konsultohet opinioni publik.

Top Channel