Maurizio Vallone, direttore della DIA, durante il convegno dal titolo ‘’Contrasto alla mafia e patrimoni illeciti. Luci e ombre del Codice antimafia a dieci anni dalla sua introduzione’’, università LUISS, Roma, 01 luglio 2021. ANSA/FABIO FRUSTACI

 “Mafia shqiptare bashkëpunon në menaxhimin e trafikut të drogës me ‘Ndranghetan në Liguria”. 

Kështu u shpreh Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s, gjatë një aktivitetei në Genova, me rastin e tridhjetë vjetorit të departamentit të hetimit antimafia.

“Për mbi tridhjetë vjet Liguria ka parë praninë e të gjitha mafiozëve. Por hetuesit kanë arritur të përballen me infiltrimin. Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit. Dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara.

Konfiskimet e fundit në Genova nuk tregojnë domosdoshmërish se ka pasur rritje të trafikut të drogës përmes kësaj pike, por se kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur”, – u shpreh drejtori i DIA-s ne Itali.

Top Channel