E premte, 30 Shtator 2022
22:45
Kishte dy javë kohë, klubi anglez shkarkon trajnerin pak orë përpara ndeshjes

Tetë muaj ka zgjatur aventura e Shota Arveladze si trajneri i Hull City. Ish-sulmuesi i famshëm gjeorgjian, i cili si futbollist fitoi trofe me Ajaksin, Rangers, Trabzonspor dhe Dinamon e Tbilisit, është shkarkuar nga posti i teknikut të ekipit që garon në Championship.

22:36
Rusia bllokon me veto rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, ku kërkohej dënimi i  referendumeve të paligjshme në Ukrainë.

22:35
U detyrua të largohej nga eventi i rëndësishëm, aktorja e njohur Sarah Jessica Parker jep lajmin e trishtë

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker, e cila u nderua në ngjarjen e 10-të “Ballet Fall Fashion Gala” në New York para dy ditëve, iu desh të largohej nga eventi në minutën e fundit për shkak të një emergjence familjare.

22:27
Zyrtare/ Rikthehet pas gjashtë vitesh, mesfushori shqiptar firmos me Olympiacos

Pajtim Kasami rikthehet në Greqi pas pesë vitesh. Qendërmesfushori me origjinë shqiptare, i cili numëron 12 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Zvicrës, ka firmosur me Olympiacosin.

22:23
Si krijojnë uraganet stuhi shkatërruese?

Uragani i dobësuar, por megjithatë i rrezikshëm, Ian, ka zbarkuar të mërkurën në mbrëmje në Florida, me erëra të fuqishme dhe shi që ka vërshuar komunitetet afër Oqeanit Atlanik.

22:13
Vlerësojini këto katër shenja të zodiakut pasi janë këshilluesit dhe mësuesit më të mirë që keni në krah!

Një mësues luan një rol të rëndësishëm në jetë!

21:58
Ukraina në NATO? Stoltenberg: Vendim që kërkon konsensus

Presidenti Zelenksy kërkoi sot  atë që dikur Rusia e kishte kusht për mos nisjen e sulmit ndaj Ukrainës, konfirmimin se vendi nuk do anëtarësohej në NATO.

21:53
Hoqi dorë nga kujdestaria e vajzës së saj, flet për herë të parë aktorja e njohur

Aktorja amerikane Hayden Panettiere së fundmi ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e kujdestarisë së saj dhe Wladimir Klitschko ndaj vajzës së tyre Kaya.

21:48
Çlirohet edhe Sadio Mane, Bayerni shkatërron Leverkusenin

Vjen edhe goli i tretë në sfidën Bayern Munchen-Bayer Leverkusen.

21:43
‘1 në 1 miliardë shanse’ / Gruaja del në foton e ‘Google Maps’ në të njëjtin vend pas nëntë vjetësh (fotot)

Një nënë britanike, me eksperiencë në atë që rrjeti Daily Mail quante “roli i saj brenda Matriks-it”, raportohet se është fotografuar nga satelitët në të njëjtin vend e në të njëjtin pozicion, dy herë brenda një dekade.

21:42
Merr flakë banesa në Kamëz, nuk dihen ende shkaqet

Një banesë ka marrë flakë në Kamëz, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

21:30
Uragani Ian në Florida, 21 viktima të raportuara deri tani

21 viktima është bilanci zyrtar si pasojë e uraganit ian, në Florida , por autoritetet thonë se frika është së shifrat finale do të jenë më shumë se aq.

21:24
Bayern i papërballueshëm, Sane-Musiala nisin festën bavareze

Minuta e tretë ka sjellë golin e parë në përballjen Bayern Munchen-Bayer Leverkusen.

21:21
Triumf me përmbysje, ekipi i Gjasulës ngjitet në vend të dytë

Darmstadt fitoi 1-2 në fushën e Paderbornit dhe tani renditet në vend të dytë në Bundesliga 2 me 21 pikë, tri më pak se Hamburgeri kryesues, që fitoi me të njëjtin rezultat në Hannover.

21:15
Skandalet e tradhtisë së Tristan Thompson shkaktuan traumë tek Khloe Kardashian…

Sezoni i dytë i “The Kardashians” në Hulu u shfaq premierë dy javë më parë, me sezonin që zhytej drejtpërdrejt në dramën e Khloe Kardashian dhe ish-partnerin e saj, Tristan Thompson.

21:10
Marrëdhëniet Turqi-Greqi po tensionohen më tej për Qipron dhe Ishujt e Egjeut

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për ishullin e ndarë të Qipros duket se po përshkallëzohen.

20:56
Mali i Zi ua ndalon qëndrimin dhe hyrjen 28 shtetasve të huaj

Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi dhe Agjencia për Siguri Kombëtare (ANB) ua kanë ndaluar qëndrimin dhe hyrjen në Mal të Zi, 28 shtetasve të huaj, të cilët, siç thonë ata, kanë punuar për interesa të shërbimeve të huaja.

20:50
Zjarr në katin e dytë të një pallati, shkaktohen vetëm dëme materiale

Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në katin e dytë të një pallati në Tiranë, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

20:45
Të paktën 30 të vdekur dhe 88 të plagosur pas sulmit rus në Zaporizhja

Të paktën 30 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile afër qytetit ukrainas Zaporizhja, ka thënë Policia e Ukrainës.

20:40
Fiks Fare/ Mamurras, tubacioni i ujit u kalon para shtëpisë, familja 6 muaj pa ujë

Në lagjen ‘Drita’ në qytetin e Mamurrasit familja Keci ngre shqetësimin e tyre pasi që prej muajit Prill nuk furnizohen me ujë në shtëpinë e tyre, as për të pirë dhe as për konsumin e nevojave të përditshme.

20:36
ERE mbështet qeverinë: Çmimet rishikohen vazhdimisht

Çmimet e vendosura nga Enti Rregullator mbeten të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri në 31 dhjetor 2022.

20:35
Kishte dy javë kohë, klubi anglez shkarkon trajnerin pak orë përpara ndeshjes

Tetë muaj ka zgjatur aventura e Shota Arveladze si trajneri i Hull City.

20:26
Kosovarët në Kazakistan ankohen për vonesa të pagave

Disa kosovarë të punësuar në kompaninë e ndërtimit Mabetex në Kazakistan thonë për Radion Evropa e Lirë se ka disa muaj që nuk i kanë marrë pagat.

20:26
Nuk ka “krisma” në “Niko Dovana”, Teuta dhe Vllaznia ndajnë nga një pikë

Ka përfunduar në barazim pa gola dueli Teuta-Vllaznia, i vlefshëm për javën e gjashtë në Abissnet Superiore.

20:21
Digjet banesa në Allkaj/ Vetëm dëme materiale, në momentin e zjarrit nuk kishte njerëz në shtëpi

Një zjarr i rënë mbrëmjen e sotme ka rrënuar një banesë në Allkaj, qendër administrative e bashkisë Lushnje.

20:15
Cilat janë shtetet që po përballen me fluksin e rusëve që ikin nga mobilizimi

Që kur Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm më 21 shtator, vendeve në kufi me Rusinë u është dashur të përballen me mijëra rusë, kryesisht burra, që ikin masivisht nga vendi i tyre për të shmangur thirrjen për të luftuar në Ukrainë.

20:07
Tjetër goditje për imazhin e Ronaldos, hiqet nga posterat e Botërorit

Viti 2022 konfirmohet si më negativi në karrierën e Cristiano Ronaldos, me yllin portugez që së fundi ka marrë një tjetër goditje në aspektin e imazhit.

19:57
Rikthim pas dëmtimit, futbollisti i Tiranës pësoi thyerje të kafkës në fushën e lojës

Një muaj pas kësaj përplasjeje të tmerrshme në ndeshjen e javës së dytë të Abissnet Superiores, në ndeshjen Egnatia Tirana, futbollisti bardheblu Kevin Qefalia ka kaluar çdo problem përfundimisht.

19:56
Putin trishton botën! Anekson katër rajone të Ukrainës/ Zelensky: Me të nuk ka më negociata

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi sot atë që dikur Rusia e kishte kusht për mos nisjen e sulmit ndaj Ukrainës, konfirmimin se vendi nuk do anëtarësohej në NATO.

19:47
Ngadalëson ekonomia, në tre mujorin e dytë u rrit me 2,2 përqind

Ekonomia shqiptarë ka frenuar ritmet e rritjes në tremujorin e dytë të viti duke reflektuar efektet e krizës së çmimeve që ka përfshirë globin.

19:42
Zhvishen “uniformat”/ Zhbëhet skandali, Prokuroria pushon akuzën për mashtrim

Nëse duhej hetuar më tej tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit me një vlerë prej 2.8 miliardë lekë, për SPAK kjo ishte një çështje që duhet ta zgjidhte prokuroria e kryeqytetit, por dhe për këtë të fundit ishte një dosje ku nuk u gjetën gjurmë krimi.

19:38
Nëna e re thotë se ka stërvitur bijën 5-muajshe që ‘ta njoftojë’ për të kryer ‘nevojat personale’ (fotot)

Një nënë e re thotë në rrjet se ka stërvitur bijën e saj të bënte vetë ‘nevojat personale’ që kur ishte tre-muajshe, dhe megjithse publikimet e saj janë quajtur “abuzive” ndaj fëmijës prej shumë përdoruesve, ajo thotë se kjo ka ndihmuar për një jetë më të mirë për vete, për të bijën dhe ndoshta shikues të tjere.

19:37
​Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Shefja e  Zyrës së Republikës së Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, është shprehur se Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

19:30
E gjithë bota kundër Putin/ Nga SHBA te Meloni, proteston edhe Tirana

Politika në Shqipëri  ka dënuar nënshkrimin e trakteve  nga presidenti i Rusisë që aneksojnë në kundërshtim më ligjet  ndërkombëtare 15 përqind të territorit të Ukrainës.

19:29
Senatorja amerikane në Shqipëri, takim me presidentin Begaj

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Senatoren amerikane Jeanne Shaheen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

19:13
Publikon videon nga momenti i ngjarjes, alpinistja e famshme shqiptare: Isha viktimë e sulmit seksual

Alpinistja nga Kosova, Mrika Nikiqi ka qenë viktimë e një sulmi seksual së fundmi.

18:59
Kate pa leje në mes të Tiranës, IKMT kallëzon në Prokurori kompaninë e ndërtimit

IKMT ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës kompaninë “Ideal Construction” për ndërtim të jashtëligjshëm.

18:59
Momentet tronditëse kur gazetari i motit ofendon ‘konspiracionistin’ që i ndërhyn në raportimin ‘live’ nga terreni (fotot)

Një gazetar moti i rrjetit australian ‘Channel Nine’ duket se u konfrontua ashpër me një teorist konspiracioni që i ndërhyri gjatë transmetimit direkt, teksa raportonte për zhvillimet e motit.

18:45
Rusia vendosi të aneksojë katër rajone ukrainase, reagon Giorgia Meloni: Kërcënon sigurinë evropiane

Liderja e djathtë italiane, Giorgia Meloni, e cila fitoi zgjedhjet javën e kaluar, ka reaguar në lidhje me vendimin  e Rusisë për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

18:40
Kosova vendos regjim vizash për shtetasit rusë

Kosova vendosi që nga kjo e premte të vendosë regjimin e vizave për shtetasit rusë.

18:33
Firmosja e aneksimit të 4 rajoneve të Ukrainës nga Rusia, Greqia: Kurrë nuk do ta njohim vendimin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar pas firmosjes së vendimit për aneksimin e paligjshëm të territoreve të aneksuara të Ukrainës në Rusi.

18:28
Futbollistja më e bukur në botë Ana Maria Marković shpreh admirimin për CR7

Ylli i klubit zviceran të futbollit “Grasshopper” Ana Maria Marković ka pranuar së fundmi se është fanse e Cristiano Ronaldos.

18:28
​Historike! KosovaPress anëtarësohet në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve

Agjencia e lajmeve KosovaPress zyrtarisht është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Aleancën Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), ku është duke i mbajtur punimet Asambleja e Përgjithshme e EANA-s.

18:23
“Shko te Bayern dhe mbyll gojën”, Nesta i nervozuar me deklaratat e De Ligt

Mathijs De Ligt u largua nga Juventus këtë verë teksa preferoi që karrierën ta zhvilloi te Bayern Munich.

18:21
Kamera trupore shfaq oficerin që vret të dyshuarin nga 150 metra larg me armën e shërbimit në SHBA (video-foto)

Në pamje të kamerave trupore të publikuara sot nga policia e Pierce County, Uashington, shihej një oficer policie që nxirrte automatikun e shërbimit dhe me një të shtënë eliminoi një të dyshuar të armatosur nga të paktën 150 metra larg.

18:02
Parandalohet tragjedia në Tepelenë/ Shkoi me armë zjarri në vendngjarje pas konfliktit me bashkëmoshatarët, arrestohet 17-vjeçari

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar tragjike është parandaluar në Tepelenë, ku një 17-vjeçar pas konfliktit me bashkëmoshatarët ka marrë armën dhe është rikthyer sërish tek po i njëjti vend.

17:58
7-vjeçari palestinez vdes teksa ndiqej nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor (fotot)

Qindra palestinezë u mblodhën sot në Betlehem për funeralin e një djali 7-vjeçar që sipas raportimeve vdiq teksa ndiqej nga trupat izraelite në qytezën Taquo në jug të Betlehem, në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor.

17:55
“Luftoj për Serie A ose dal në mal me qentë e mi”, trajneri ndez tifozët përpara debutimit

Perugia ëndërron rikthimin në Serie A, aty ku mungon prej sezonit 2003/2004.

17:50
Shitet për çmimin marramendës makina e James Bond në filmin “No Time To Die”

Makina Aston Martin DB5 i përdorur në xhirimet e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die” është shitur në një ankand bamirësie për 3.4 milionë euro.

17:48
Shpërthim i fuqishëm në Kabul, humbin jetën 19 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë në një universitet

Një shpërthim i fuqishëm i ka marrë jetën 19 personave dhe ka plagosur 30 të tjerë në Kabul këtë të premte.

17:42
Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin firmosi aneksimin e 15% të territoreve ukrainase.

17:35
48 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete! 4 pacientë në spital

48 persona rezultuan të infektuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

17:28
Biden dënon përpjekjet e Rusisë për aneksim të territorit të Ukrainës, vendos sanksione të reja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës dhe njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

17:25
Java e modës në Paris/ Xhinsi në modë, por Emily Ratajkowski befason sërish (Foto)

Emily Ratajkowski udhëhoqi yjet që morën pjesë në shfaqjen Loewe të Javës së Modës në Paris këtë të premte.

17:18
Makina merr flakë në bokse, piloti i Formula 1 largohet në momentin e fundit

Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse.

17:13
Balla takim me Bujar Osmanin: Maqedonia e Veriut të mbështesë Rezolutën e Shqipërisë kundër pretendimeve për “trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të takimeve që po zhvillon nē Shkup, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

17:13
Vendimi/ Veliaj fiton betejën për Teatrin e ri Kombëtar në Gjykatën e Posaçme

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin në Gjykatën e Posaçme me drejtuesen e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe anëtaren e Këshillit Kombëtar të PD, e cila mban njëkohësisht edhe postin e kryetares seë “gjykatës se PDSH”.

17:11
Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Ministri i Mbrojtjes: Veprim i paligjshëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e ka cilësuar të paligjshëm veprimin e Rusisë duke aneksuar katër rajonet e Ukrainës.

17:03
Pezullohet kampioni i kuajve që rrëzoi rivalin pas goditjes me bërryl gjatë garës (fotot)

Një garues i njohur me kuaj është pezulluar për 60 ditë nga sporti i njohur i lojrave të fatit pasi goditi me bërryl rivalin e tij Rossa Ryan duke e rrëzuar nga shala në mes të garës.

17:03
A do të vazhdojnë shirat? Njihuni me parashikimin e motit për fillimin e muajit tetor

Moti në vendin tonë për këtë fundjavë dhe fillim tetori do të jetë me shira të vazhdueshme, por me temperatura të larta.

16:47
Kosovë/ Gjenden mbetje kockore në Novobërdë, dyshohet se janë të biznesmenit Bedri Rexhepi të zhdukur që prej vitit 2021

Në Novobërdë të Kosovës janë gjetur mbetje kockore që dyshohet se i përkasin biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili mendohet se u rrëmbye më 8 prill të vitit 2021.

16:45
Ndërtime pa leje/ Rrumbullaku pezullon nga detyra shefin e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe tre punonjës të tjerë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit , Muhamet Rrumbullaku ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë dhe tre punonjës të tjerë.

16:36
Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pasi presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

16:35
Pak pasi fitoi gjyqin për “Shape of You”, Ed Sheeran përballet përsëri me një tjetër akuzë

Së fundmi, këngëtari i njohur Ed Sheeran është urdhëruar të dalë në gjyq në SHBA për pretendimet se ka kopjuar këngën ‘Thinking Out Loud’ nga Let’s Get It On i Marvin Gaye.

16:32
Sekti konservator hebre i ndaluar në Meksikë, arratisen pas sulmit ndaj rojeve të sigurisë (fotot)

Rreth 20 anëtarë të një sekti ultra-konservator që u bastis kësaj jave nga policia në Meksikë, janë arratisur pasi mundën rojet e sigurisë në impjantin e tyre në xhungël.

16:10
Mosaktivizimi i Arnold me kombëtaren, Klopp: Më mirë të mos flas, është lojtar i klasit botëror

Mosaktivizimi i Trent Alenxander-Arnold në dy ndeshjet e fundit të Anglisë nga ana e trajnerit Gareth Southgate (dhe aq më tepër përjashtimi nga lista e lojtarëve për ndeshjen me Gjermaninë) është kthyer në një temë mjaft të diskutuar për opinionin në ishull.

16:04
Lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 34-vjeçar i identifikuar si Led Biba është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të ndara në pako lëndë narkotike në formë çokollate.

16:04
Dashamirësja e felinëve akuzohet për vrasje pasi shkel me makinë burrin për të shpëtuar macen (fotot)

Hannah Star Esser është akuzuar për vrasje pasi ka shtypur në dukje qëllimisht një burrë me makinë pasi besonte se ai kishte tentuar të vriste një mace që kalonte rrugën.

16:01
Mbi 100 milion video të fshira nga TikTok, shkak shkelja e rregullave të përdorimit

Së fundmi rrjeti social TikTok ka bërë të ditur se ka fshirë më shumë se 113 milionë video midis prillit dhe qershorit të këtij viti, sipas raportit tremujor të kompanisë.

16:00
Kreu i FIFA-s viziton Kosovën, Infantino: Do arrijë sukses në futboll, ka talente të shkëlqyer

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit, Gianni Infantino ka realizuar vizitën e tij të parë në Kosovë.

15:46
Ndeshja ndaj Romës, Inzaghi zbulon vendimin për Asllanin nga konferenca

Kristjan Asllani përgatitet për debutimin si titullar me fanellën e Interit.

15:33
Finlanda i bashkohet Polonisë dhe Baltikut në mbylljen e kufijve për turistët rusë

Që nga 30 shtatori, shtetasit rusë me viza turistike nuk do të mund të hyjnë në Finlandë.

15:28
Rrëzohet nga pema, humb jetën 70-vjecari në Leskovik

Një 70-vjecar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Leskovik, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.

15:20
‘Kriza nuk kursen as Rothschild-ët’/ Pasardhësit nxjerrin në ankand dekorimet e shkëlqyera të vilës aristokrate në Britani (fotot)

Pasardhësit e një prej linjave të gjakut më të fuqishme të botës, thonë se presin të arkëtojnë të paktën 1 milionë paundë duke shitur antika e vepra të shkëlqyeshme arti nga një vilë madhështore rurale në Britani.

15:17
Afrohen drejtuesit e PD-së dhe PL-së/ Berisha: Me Ramën funksionon presioni! Meta: Tani amnistia

Sali Berisha dhe Ilir Meta më në fund janë bërë bashkë: për energjinë dhe amnistinë.

15:13
Balla takim me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski: Duhet rritur bashkëveprimi në përballjen me përpjekjet e Rusisë për të minuar demokracinë

Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë zhvilluan një takim me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

15:07
Debati për amnistinë fiskale, kritika të ndërkombëtarëve për nismën e qeverisë

Te mërkurën në mëngjes, kryeministri i vendit ishte i vendosur të ecte para në idenë e tij të debatueshme për një amnisti të plotë fiskale.

15:03
Anulim loje! Qeveria tërhiqet nga shtrenjtimi, Rama: Qytetarët filluan kursimin

Qeveria i vendosi një semafor të kuq për momentin propozimit, të saj për të aplikuar çmim të rritur prej 1 Tetorit, për të gjithë ato familje që do të harxhonin mbi 800 kë energji elektrike.

14:51
Kosova nënshkruan marrëveshje me Britaninë për misione ushtarake jashtë shtetit

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkime të forcave të të dyja vendeve në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

14:46
Gjermania “nuk heq dorë” nga Procesi i Berlinit, Sarrazin turne në Ballkan!

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, viziton rajonin e ardhshme me një pikë shumë të qartë në axhendën e tij:  rritjen e pritshmërive ndaj Procesit të Berlinit.

14:37
Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Ministria e jashtme: Shqipëria nuk do të njohë referendumet e rreme të Rusisë

Tirana zyrtare deklaron se nuk do të njohë referendumet e rreme të Rusisë në Ukrainë.

14:33
“Yampil është i yni”/ Forcat ukrainase rimarrin një fshat kyç në rajonin e Donetskut

Trupat ukrainase pretendojnë se kanë marrë fshatin Yampil në rajonin lindor të Donetskut, një objektiv i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për të rrethuar forcat ruse dhe pro-ruse në qytetin e Lyman.

14:33
Putin shpall aneksimin e katër rajoneve ukrainase me një ceremoni në Pallatin Presidencial

Me një ceremoni në Pallatin Presidencial në Kremlin, presidenti rus Vladimir Putin shpalli këtë të premte aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendumet 5 ditore, të cilësuara të rreme nga Perëndimi.

14:21
“Do të kalojë liqene e dete”, Elon Musk për Cybertruck: Mjeti, rezistent ndaj ujit

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk së fundmi në një postim në Twitter shpërndau detaje të reja për Cybertruck. Musk shkroi se kamionçina është mjaftueshëm rezistente ndaj ujit.

14:17
Kosova ndan 60 milionë euro për subvencionimin energjisë elektrike, ministri i Financave: Kemi faturat më të lira në rajon

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekruan Murati, ka thënë se deri qeveria ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin energjisë elektrike, nga 90 milionë të zotuara.

14:05
Vuçiç bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

14:04
Është lidhur me Shakirën? Casillas nuk “fshihet” më, reagon në Instagram

Ish-portieri i Real të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka hedhur poshtë aludimet se ai është në një lidhje me Shakirën, ish-bashkëshorten e shokut të skuadrës te “La Roja”, Gerard Pique.

13:55
“S’kemi prova për krime në Ferizaj”, Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Ndryshohet aktakuza në Hagë ndaj ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK.

13:48
FOTO/ Zbulohen monedhat me portretin e mbretit Karl III

Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Karl III, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabet II.

13:28
Spanja vendos taksë plus mbi të pasurit: Kohë krize, të paguajnë!

Spanja do të vendosë një “taksë solidariteti” për personat që kanë një pasuri prej të paktën 3 milionë eurosh.

13:24
Çuçi tregon pallatin me kate shtesë pa leje: Do t’i kthehen shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, një pallat në të cilin janë identifikuar kate pa leje.

13:09
Sherr me thika në Kavajë! Plagosen dy persona, mes tyre një i mitur

Dy persona janë plagosur me thikë dhe me sende të forta nga një 17-vjeçar mesditën e sotme në Kavajë.

13:03
Viktor Ymeri, i dënuar për vrasje kërkon të dalë nga 41 biss, revoltohet në seancë: Nuk e kuptoj përse trajtohem ndryshe nga të tjerët?!

Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga 41 biss, u shqyrtua sot në Gjykatën e Posaçme.

13:00
Inflacioni në Eurozonë, më i larti që nga dalja e euros

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.

12:59
Ndërtimet pa leje në Tiranë, pezullohen nga detyra zyrtarë komisariatesh, mes tyre edhe shefi Bujar Mehmeti

Disa zyrtarë komisariatesh janë pezulluar nga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

12:54
Putin sot shpall aneksimin, SHBA: Kjo është vjedhje territoresh!

Vladimir Putin pritet t’i drejtohet sot kombit për një fjalim madhor, përmes të cilit, siç është njoftuar, do të shpallë dhe aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendum 5 ditore, të cilat janë përshkruar si një ‘farsë” nga perëndimi.

12:49
Kim deklaroi se nuk e takon se është ‘non grata’, Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadores: Flet si guvernatore. Deklaratën sikur e bëri Rama

Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë.

12:39
Zgjedhjet vendore/ Berisha: Do ulemi me aleatët, por nuk largohemi nga primaret

Sali Berisha është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë e Lirisë dhe aleatët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

12:33
Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta

Në muajin e përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, kujtoi përkthyesin Afrim Koçi, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta.

12:29
Plazhi vazhdon… Turistët nga Lindja, në plazhin e Currilave në Durrës

Fundjava e fundit e shtatorit ka ofruar një mot plot diell në bregdetin e Durrësit. Edhe pse temperaturat gjatë ditës nuk e kaluan 22 gradë, pushues vendas e të huaj shijuan banjot e diellit dhe të ujit në plazh.