Rusia vendosi të aneksojë katër rajone ukrainase, reagon Giorgia Meloni: Kërcënon sigurinë evropiane

30/09/2022 18:45

Liderja e djathtë italiane, Giorgia Meloni, e cila fitoi zgjedhjet javën e kaluar, ka reaguar në lidhje me vendimin  e Rusisë për aneksimin e katër rajoneve ukrainase.

Ajo tha këtë të premte se presidenti rus tregoi sërish bindjen e tij në stilin  sovjetik, duke kërcënuar sigurinë e Evropës.

Putini e ka demostruar edhe një herë vizionin e tij neo-imperialist, të stilit sovjetik, i cili kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”, tha Meloni.

Këshilli Evropian, i cili mbledh liderët e BE-së, shpjegoi se është kundër këtij vendimi, i cili nuk do të ketë ndikim ligjor.

“Ne e kundërshtojmë me vendosmëri dhe dënojmë pa mëdyshje aneksimin, për të cilin nuk ka ndikim ligjor”.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly tha se Britania do të rrisë sanksionet kundër Rusisë pas aneksimit “të paligjshëm”, duke shtuar se masat do të kufizojnë Rusinë në shërbimet kryesore tregtare dhe transaksionale në Mbretërinë e Bashkuar.

Njëkohësisht do të ndalojë eksportin në Rusi të pothuajse 700 mallrave që janë kritike për prodhimin.

Top Channel