“SHBA e ka goditur rëndë Iranin”, presidenti Trump: Jemi gati për sulme të tjera në çdo moment 02/09 22:59
Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Karl III, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabet II.
BBC News publikoi foton e parë e një monedhe 50 pence dhe një tjetër prej 5 £ që përfshin një imazh të Mbretit nga skulptori britanik Martin Jennings.
Monedhat ndjekin traditën shekullore me monarkun tani përballë majtas – në mënyrë të kundërt me paraardhësin e tij.

Ashtu si me mbretërit e mëparshëm britanikë, dhe ndryshe nga Mbretëresha, ai nuk mban kurorë.
Mbreti Charles raportohet se e miratoi personalisht figurën dhe u tha se ishte i kënaqur me ngjashmërinë mes tij dhe portretit.

Monedha 50pence do të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm, përpara fundit të vitit.

Top Channel