Zgjedhjet vendore/ Berisha: Do ulemi me aleatët, por nuk largohemi nga primaret

30/09/2022 12:39

Sali Berisha është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë e Lirisë dhe aleatët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sa i përket primareve, Berisha tha se nuk do të heqë dorë kurrë prej tyre.  Ish-kryeministri tha se nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i cili do të ketë në focus primaret.

“Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit.

Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi.

Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë.

Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”- tha Berisha në konferencën me gazetarët.

Top Channel