Minuta e tretë ka sjellë golin e parë në përballjen Bayern Munchen-Bayer Leverkusen.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë, të cilët nuk fitojnë prej katër javësh, kaluan në avantazh me anë të Leroy Sane.

26-vjeçari mori një asist nga talenti Musiala dhe dërgoi topin në rrjetën e “Aspirinave”, duke ndezur festën e tifozëve bavarezë në stadiumin “Allianz Arena”.

Skuadra e Julian Nagelsmann nuk u ndal dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 17′. Asist i Thomas Muller dhe finalizim i Jamal Musialas, i cili është ngjitur në shifrën e 5 golave në kampionat, duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit./ Super Sport

Top Channel