Shefja e  Zyrës së Republikës së Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali, është shprehur se Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

 “Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”, shkruan ajo.

Pozicioni i Greqisë karshi pavarësisë së Kosovës, mbetet ende i pandryshuar, por Greqia ka shprehur edhe më parë mbështetje ndaj Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 117 shtete dhe njohja e fundit erdhi nga Izraeli në shkurt të vitit 2021. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit, që u nënshkrua më 4 shtator, 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

 

Top Channel