Alpinistja nga Kosova, Mrika Nikiqi ka qenë viktimë e një sulmi seksual së fundmi.

Ajo ka publikuar një video në Facebook e cila tregon të gjitha momentet që autori i është afruar dhe e ka tërhequr pranë vetes me dhunë.

Krahas postimit ka treguar për gjendjen e saj shëndetësore dhe psikologjike, gjithashtu për veprimet që po kryejnë organet kopetente.

Sipas saj autori është identifikuar dhe arrestuar nga autoritetet e Kosovës.

Mrika dhe Niti nisen për në Elbrus, afër rekordi i ri botërorë - Njeshi

Kush është Mrika Nikiqi, vajza që ngjiti majat më të larta në 7 kontinente:

Mrika Nikqi është vetëm 21 vjeçe dhe ka ngjitur majat më të larta në shtatë kontintente të botës. Në moshën 17-vjeçare, ajo bashkë me babanë e saj, Arianitin, nisi të ngjiste majat më të larta.

Nikqi, njëkohësisht është alpinistja më e re në botë që ka ngjitur këto maja. Media të ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar për sukseset e saj, të mahnitshme.

Kohë më parë, për Deutschë Welle, ajo ka dhënë një deklaratë se ngjitjen në majat më të larta e ka bërë qëllim jetësor.

Në vitin 2019, 21-vjeçarja së bashku me babain e saj kishin përfunduar me sukses ekspeditën “Everest 2019”, duke u ngjitur kështu në majën më të lartë të botës.

Flet babai i Mrika Nikçit, pas sulmit seksual ndaj saj në qendër të Pejës -  Bota Sot

Postimi i alpinistes Mrika Nikiqit në Facebook:

Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast i cili me ka tmerruar plotësisht !
Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer me paramendim nga personi F.B, anëtarë i një familje të njohur në qytetin e Pejës.
Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.
Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo familjarë i juaji.
Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time.

Top Channel