Putin firmos aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë/ Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

30/09/2022 17:42

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka reaguar pasi presidenti rus, Vladimir Putin firmosi aneksimin e 15% të territoreve ukrainase.

“Dënoj me forcë shkeljen e përsëritur të integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë. Sfida e hapur dhe flagrante e Rusisë ndaj ligjeve dhe komunitetit ndërkombëtar është lajm i keq për paqen dhe rendin botëror”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se Rusia shpalli sot katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse. Aneksimi i Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhias u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një ceremonie.

Ky veprim u quajt i paligjshëm dhe në kundërshtim me të drejtat themelore nga liderët botërore, ndërsa SHBA-ja ndërmori sanksione të reja.

Top Channel