Foto ilustruese

Një banesë ka marrë flakë në Kamëz, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri ka rënë në rrugën “Lura”, në shtëpinë e cila është në pronësi të shtetases me iniciale N. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, të cilat mbeten ende enigmë.

Njoftimi policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2022, në Kamzë, në rrugën “Lura”, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases N. H., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel