Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, një pallat në të cilin janë identifikuar kate pa leje.

“Jo vetëm që ka kate pa leje, por ka ndryshim skandaloz të projektit, nga ai i miratuar më parë. Nga sot, pasi të bëhen verifikimet e plota për të gjithë sipërfaqen dhe shtesat pa leje do t’i nënshtrohen ligjit. Çdo metër katror që është bërë pa leje do t’i kthehet popullit”.

Ndërkohë, një ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se është firmosur akti i parë i dorëzimit te shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’.

Disa ditë më parë, kryeministri tha se të gjitha shtesat që nuk janë të ligjshme do të kalojnë në përdorim të shtetit. Pasi është akuzuar për lejimin e “kullave” në Tiranë, Rama tha se nëse do të ishte e vërtetë një gjë e tillë, nuk do të merrej vesh kurrë, pasi ai vetë e ka ngritur problematikën e ndërtimeve pa leje, e cila është përmirësuar ndjeshëm me nga ç’ka qenë.

Top Channel