Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se po kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO, pasi presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, ai tha: Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Një video e deklaratës së Zelensky është postuar edhe nga presidenca ukrainase në rrjetet sociale.

Përpara se Rusia të dërgonte forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt, Moska po kërkonte garanci ligjore që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është pohuar se Rusia e përdori këtë si pretekst, ndër të tjera, për të nisur të ashtuquajturin operacionin e saj special ushtarak.

Rusia shpalli sot katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse. Aneksimi i Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhias u nënshkrua sot nga Putin.

Top Channel