“Yampil është i yni”/ Forcat ukrainase rimarrin një fshat kyç në rajonin e Donetskut

30/09/2022 14:33

Trupat ukrainase pretendojnë se kanë marrë fshatin Yampil në rajonin lindor të Donetskut, një objektiv i rëndësishëm në përpjekjet e tyre për të rrethuar forcat ruse dhe pro-ruse në qytetin e Lyman.

“Yampil është i yni,” tha një ushtar në një video të shkurtër të postuar nga trupat ukrainase.

 

Ndërkohë Vladimir Putin pritet t’i drejtohet sot kombit për një fjalim madhor, përmes të cilit, siç është njoftuar, do të shpallë dhe aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendum 5 ditore, të cilat janë përshkruar si një ‘farsë” nga perëndimi.

Fjalën e tij voluminoze, Putini pritet ta mbajë në një ceremoni në Pallatin presidencial në Kremlin, ku të pranishëm do të jenë edhe liderët e instaluar nga Moska të katër rajoneve që Rusia kërkon ti zyrtarizojë si pjesë të saj: Donjecku, Luhansku, Zaporizhia dhe Khersoni.

Ky event vjen gjithashtu nëntë ditë pas fjalimit të tij të regjistruar paraprakisht, përmes të cilit njoftoi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, që ka nxitur një valë të madhe protestash në vend, si një ;argim masiv të të rinjve rusë.

Shtetet e Bashkuara e bënë të qartë se nuk do ta njohin kurrë këtë aneksim. Anthony Blinken në Uashington tha se referendumet e mbështetura nga Rusia në Ukrainë, rezultatet e të cilave po shfrytëzohen nga Moska për të justifikuar aneksimin e territorit ukrainas, ishin një tentativë për grabitje toke që është e paligjshme dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Top Channel