Nëse duhej hetuar më tej tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit me një vlerë prej 2.8 miliardë lekë, për SPAK kjo ishte një çështje që duhet ta zgjidhte prokuroria e kryeqytetit, por dhe për këtë të fundit ishte një dosje ku nuk u gjetën gjurmë krimi.

Në këtë vendim të vendosur në dispozicion Top Channel rezulton se edhe prokuroria e Tiranës pushoi hetimin mbi një pjesë të dosjes së bujshme të skandalit të veshjeve policore me argumentin se nuk kishte vepër penale.

Gjatë një procesi hetimor pranë SPAK, në dhjetë vendimet e fajësisë të formës së prerë për shkelje të barazisë në tendera nuk u përfshi bashkimi i operatoreve, që sipas kallëzimit të Jani Gjergjefit bashkimit të operatorëve D@E  ju kthyen pas mijëra uniforma policie që ishin difektoze, pavarësisht se në marrëveshje  ishin specifikuar detaje teknike së bashku me sasinë prej 9638 pale pantallona dhe 548 funde.

Pasi SPAK  shpalli moskopetencën dhe ja kaloi çështjen prokurorisë së kryeqytetit edhe kjo e fundit e pushoi hetimin për akuzat e mashtrimit me pasoja të rënda, por gjithashtu edhe për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Zyrtarja më e lartë e dënuar për tenderin e uniformave ishte Edlira Naqellari që mbante detyrën e drejtoreshës së agjencisë së blerjeve të përqëndruara.

Naqellari së bashku me anëtarët e njësisë së prokurimit të gjendur fajtorë nuk i pranuan akuzat ndonëse bashkimi i operatorëve sipas SPAK u gjet me mangësi në dokumentacion. të gjithë ish zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe ish-punonjësit e policisë e kanë përfunduar dënimin dhe e kanë lënë burgun.

Por as prokuroria e posaçme dhe as ajo e Tiranës nuk ja doli dot mbanë të provojë akuzat ndaj kompanisë që prodhonte uniformat e policisë së shtetit. Prokuroria e Tiranës shtjellon se ka kryer një varg veprimesh hetimore midis tyre se ka pyetur edhe të kallëzuarit, por edhe se ka sekuestruar edhe vendimet e gjykatave civile për themelimin e kompanive.

Për këtë arsye nuk krijohet bindja se ata duhet të vendosen nën hetim deklaron prokuroria e kryeqytetit. Megjtihatë është gjykata e Tiranës që do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën për pushimin e çështjes, apo do ta kthejë pas për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel