Makina merr flakë në bokse, piloti i Formula 1 largohet në momentin e fundit

30/09/2022 17:18

Makina Alpha Tauri e Pierre Gasly mori flakë papritur teksa piloti francez ishte në bokse.

Në fakt, gjithçka ishte nën kontroll me mekanikët që po shoqëronin makinën së bashku me pilotin në brendësinë e bokseve teksa po zhvillohej sesioni i dytë i provave të lira në Singapor.

Por, pjesa e pasme e Alpha Taurit mori flakë ndërsa Gasly mundi të largohej nga makina në limite pa pësuar dëme. Për fat të mirë mekanikët u treguan të shpejtë dhe e fikën menjëherë zjarrin ndërsa në ndihmë erdhën edhe mekanikën e Aston Martin të gjendur aty pranë./ Super Sport

Top Channel