Momentet tronditëse kur gazetari i motit ofendon ‘konspiracionistin’ që i ndërhyn në raportimin ‘live’ nga terreni (fotot)

30/09/2022 18:59

Një gazetar moti i rrjetit australian ‘Channel Nine’ duket se u konfrontua ashpër me një teorist konspiracioni që i ndërhyri gjatë transmetimit direkt, teksa raportonte për zhvillimet e motit.

Gazetari Garry Youngberry po raportonte për motin nga brigjet panoramike të ishullit Bribie në brigjet e Queensland, kur një burrë hyri në sfondin e tij të kameras.

Pamjet regjistruan bashkëveprimin e tensionuar teksa burri mbante në dorë një pankartë ku shkruhej: “Po na modifikojnë motin”.

Ndërhyrësi më tej nxiti shikuesit të kërkonin në internet për fenomenin ‘geo engineering’ (gjeo-inxhinierisë) – duke iu referuar teorisë së ndërhyrjeve të qëllimshme të shkallës së gjerë dhe modifikimeve në sistemin klimatik të tokës, shkruan britanikja Daily Mail.

Kameramani që ishte me Youngberry tentoi të përzinte konspiracionistin, i cili mbante syze dielli dhe pse ishte natë, por ai i shmangej dhe vijonte të qëndronte në sfondin e raportimit direkt të motit.

Disa kalimtarë gjithashtu ofenduan ndërhyrësin duke i kërkuar të largohej, ndërsa zoti Youngberry u detyrua të përmbyllte raportimin e tij.

Më pas gazetari i zemëruar qetësohet dhe nis të flasë me burrin me parrullë, duke i thënë: “Eja një herë or shok”.

I muaji nis të largohet dhe duke buzëqeshur i thërret gazetarit të ‘tregojë të vërtetën’.

‘Je një budalla i çmendur!’ i përgjigjet Youngberry.

“E gjen në faqen zyrtare të qeverisë, Gaz,” i thërret burri, teksa gazetari dhe kalimtarët tundin kokën të zhgënjyer dhe e quajnë burrin ‘idiot’.

Top Channel