Vranësira dhe reshje shiu të pakta, si parashikohet moti për këtë të premte Moti në vendin tonë për këtë fundjavë dhe fillim tetori do të jetë me shira të vazhdueshme, por me temperatura të larta.
Sinoptikania e Metoalb, Lajda Porja tha për “Top Channel” se mbrëmjen e sotme në veri dhe disa zona qëndrore do të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.
Disa e shtunë do të jetë më vranësira dhe reshje shiu në zonat veriore e qëndrore, që në orët e para të mëngjesit.
Sipas Metoalb gjatë paradites dhe mbrëmjes i gjithë territori do të përjetojë rrebeshe shiu, ndërsa jugu do të jetë me stuhi ere.
Ditën e dielë pritet që të ketë pakësim të reshjeve, të cilat do të izolohen në zonat malore.
Fundjava do të ketë temperatura deri në 28 gradë dhe javën e ardhshme pritet të ketë ditë me diell.
Top Channel