E premte, 27 Maj 2022
08:42
Humbi mbrëmë në Orikum, turisti francez gjen vetë rrugën gjatë natës dhe del në Llogara (Detaje)

Turisti Francez i cili mbrëmjen e djeshme u deklarua i humbur nga një koleg i tij, gjate orëve të natës kishte mundur të shpëtonte vetë pas 16 orësh i humbur , dhe të dilte nga zona që kishte dhënë njoftimin .

08:32
Paralajmëron Blinken: Kërcënimi afatgjatë nga Kina është më i madh se nga Rusia

Ndërsa Rusia përfaqëson një kërcënim të menjëhershëm, kërcënimi afatgjatë që paraqet Kina për rendin global është më serioz, tha Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken.

08:25
Sulmi me armë në Teksas dhe teoritë tronditëse të konspiracionit

Tashmë është po aq e parashikueshme sa thirrjet për vëmendje dhe lutje: sulmet me armë lënë pas shumë të vdekur e masakrat shoqërohen gjithaq me teori nga më të tronditëset të konspiracioni e dezinformata.

08:19
Kredia për shtëpi arriti rekord të ri në tremujorin e parë të vitit

Familjet shqiptare po rrisin edhe më shumë huamarrjen për blerjen e pasurive të paluajtshme, pavarësisht inflacionit të lartë.

08:13
Temperaturat deri në 36 gradë! Mësoni parashikimin e motit për këtë të premte

Sot vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Sipas MeteoAlb përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta.

E enjte, 26 Maj 2022
23:30
Turistët humbin pas malit të Karaburunit

Një ose disa turistë kanë humbur në zonën e Llogorasë.

23:05
Sulmi me armë në Teksas dhe teoritë tronditëse të konspiracionit

Tashmë është po aq e parashikueshme sa thirrjet për vëmendje dhe lutje: sulmet me armë lënë pas shumë të vdekur e masakrat shoqërohen gjithaq me teori nga më të tronditëset të konspiracioni e dezinformata.

22:51
Nga Muhamed Veliu te Gjiknuri, këto janë pritshmëritë e panelistëve të “Top Story” për zgjedhjen e presidentit

Emri i presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë pritet të bëhet publik së shpejti ndërsa panelistët e “Top Story” kanë shprehur pritshmëritë e tyre rreth këtij procesi.

22:50
I vuri zjarrin banesës së tij, dërgohet në spital 42 vjeçari

Një 42-vjeçar i identifikuar si Igli Alianji mbrëmjen e sotme në rrugën “Memo Meto” në Tiranë, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

22:34
Do pranonit në komision mbështetës të Berishës? Si përgjigjet Gjiknuri në Top Story

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story në Top Channel u shpreh i hapur për pjesëmarrjen e deputetëve që janë stacionuar në grupin e Sali Berishës në Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.

22:33
Pas masakrës në shkollën fillore të Teksasit, Meghan Markle vendos lule në përkujtimoren e viktimave

Të martën ndodhi një ngjarje e rëndë në Teksas, ku një i ri qëlloi me armë zjarri brenda një shkolle dhjetëra presona. Si pasojë e sulmit humbën jetën 19 fëmijë, dy mësues dhe u plagosën 17 të tjerë.

22:30
Gjiknuri në Top Story: Nuk ka asnjë pazar me Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story në Top Channel u shpreh se nuk ka asnjë pazar sa i përket Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale.

22:21
Abazoviç konfirmon pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviq ka konfirmuar më 26 maj se do të marrë pjesë në takimin e radhës së iniciatives “Open Balkan”, i cili në qershor do të mbahët në Ohër te Maqedonisë së Veriut.

22:15
Gjiknuri: PS sheh përtej interesit politik personal, do të na ndihmonte më shumë nëse presidenti do të ishte nga “barku” ynë i ngushtë

Damian Gjiknuri është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story” se Partia Socialiste nuk po përdor në asnjë mënyrë interesat personale politike për zgjedhje e presidentit, pasi po të ishte kështu, do të zgjidhte një person nga partia.

22:09
Guindo apo Seferi? Merr fund dilema, “Këpucën e Artë” e fiton sulmuesi i Laçit

Taulant Seferi dhe Saliou Guindo e mbyllën sezonin në Abissnet Superiore me nga 19 gola. Sulmuesit e Tiranës dhe Laçit shkëlqyen dhe shënuan më shumë se të tjerët, por “Këpucën e Artë” e ka fituar goleadori i Laçit.

22:06
Presidenti i ri, Gjekmarkaj në Top Story: Do kemi një kukull më shumë

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se po shkohet drejt një zgjedhujeje të njëanshme nga maxhoranca për zgjedhjen e presidentit.

21:59
Presidenti/ Damian Gjiknuri në “Top Story”: Do nxjerrim emër nëse do konsumohet raundi i tretë, do jetë shumë më i mirë se Meta

Emri i presidentit do të nxirret pasi të konsumohet raundi i tretë, kështu ka konfirmuar mbrëmjen e sotme në Top Story Damian Gjiknri, i cili tha se president i ardhshëm do të jetë shumë më i mirë se Meta e se paraardhësit e tij.

21:47
“Njerëzit duan të më vrasin”/ Amber Heard përlotet në dëshminë e gjyqit të shpifjes kundër Johnny Depp, pas kërcënimeve (fotot)

Sot në sagën gjyqësore mes çiftit të aktorëve amerikanë, që është kthyer në “telenovelën botërore të kotësisë para televizionit”, Amber Heard refuzonte komentet e avokatëve të Johnny Depp se po habitej nga numri i madh i njerëzve që po dëshmonin në mbrojtje të ish-bashkëshortit të saj.

21:40
Zgjedhja e presidentit, Gjekmarkaj në Top Story: Nuk ka pasur kurrë një pakt politik mes palëve

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin Top Story në Top Channel tha se nuk ka ekzistuar kurrë një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e presidentit.

21:31
Gjekmarkaj: Maxhoranca tentoi të kishte opozitën pjesë të procesit, për të shkuar drejt ideve të veta! Grupi i PD mori vendimin e duhur

Çështja e presidentit vijon të mbetet ‘pika e nxehtë’ e politikës në vend. Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj, edhe pse nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet politik të partisë, e ka mbështetur bojkotimin e opozitës në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit.

21:29
Presidenti, Gjiknuri në Top Story: PD e ka të vështirë krijimin e kuorumit

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel tha se përfaqësuesit e maxhorancës në negociatat nuk ranë dakord për formulën e Enkelejd Alibeajt.

21:23
Heineken, sponsor zyrtar i “UEFA Conference League” bashkë me tifozat në emocionet e finales së madhe

Finalja e “UEFA Conference League” do të mbahet mend gjatë në historinë e sportit shqiptar, si e para finale e madhe europiane në Tiranë. Me mijëra tifozë mbushën rrugët e kryeqytetit, ku patën mundësinë të argëtohen teksa ishin në pritje të finales së madhe. Heineken, sponsor zyrtar i UEFA, ishte pjesë e  aktiviteteve, lojërave, surprizave […]

21:20
Presidenti, Gjiknuri në Top Story: Nuk ramë dakord për formulën e Alibeajt

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel tha se përfaqësuesit e maxhorancës në negociatat nuk ranë dakord për formulën e Enkelejd Alibeajt.

21:12
Zgjedhja e presidentit/ Gjiknuri në Top Story: Prisja më shumë seriozitet nga opozita, emrat s’kanë përse të dalin në publik

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socilaiste Damian Gjiknuri, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka theksuar se është i zhgënjyer nga menaxhimi i procesit të zgjedhjes së presidentit nga ana e opozitës.

21:10
Rindezje të konflikteve në Ballkan?/ Truss në Bosnje Hercegovinë: Duhet ndalur ndërhyrja ruse

Gjatë një vizite në Bosnje-Hercegovinë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon ta çojë rajonin përsëri në luftë.

21:06
Ukraina: Rusia ka avantazh në Luhansk, Putin po përdor ushqimin si ‘armë’

“Rusia tashmë ka më shumë avantazh në Luhansk por ne po bëjmë gjithçka që mundemi”, kështu raportoi nga terreni gjenerali ukrainas Oleksiy Gromov.

20:58
Bombardimet ruse shkaktojnë shtatë viktima në Harkiv

Shtatë persona mbetën të vrarë të enjten prej bombardimeve ruse në qytetit e dytë më të madh të Ukrainës, në Harkiv, sipas një zyrtari rajonal, teksa shumë banorë janë rikthyer pasi u zmbrapsën përpjekjet e Rusisë për të pushtuar qytetin lindor.

20:50
Parandalimi i diabetit/ Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit pasi prek rreth 5% të njerëzve.

20:40
Fiks Fare/ Avokatja seksere merr 7 mijë euro për prokurorin dhe gjyqtarin, firmoset urdhri i ekzekutimit

Prej 5 vitesh llogaria bankare  e një qytetari ishte bllokuar nga prokuroria për verifikimin e të ardhurave që ishin depozituar në Amerikë.

20:32
Si të pastroni ujin nga klori me metoda natyrale

Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurt për t’u pirë.

20:30
Mehmeti: Sezon me dy tablo, kompleksi do të na ndihmojë për akademinë

Ndonëse pa objektiva, Partizani dhuroi një tjetër paraqitje bindëse në javën e fundit të kampionatit, duke triumfuar me rezultatin 3-4. Trajneri Dritan Mehmeti vlerësoi maksimalisht performancën e të kuqve në gjysmën e dytë të sezonit dhe tha se tani i takon klubit të riorganizojë ekipin, për të shkuar më lart sezonin tjetër.

20:05
Tre shënjestrat e Romës për merkaton e verës, në listë edhe titullari i Feyenoordit në finalen e luajtur në “Air Albania”

Roma është kampioni i pari i Conference League, pasi fitoi finalen e luajtur në “Air Albania” ndaj Feyenoord, me rezultatin 1-0, falë golit të Zaniolos.

20:01
Basket, Teuta kampione merr titullin pasi mundi në finale Vllazninë

Teuta është kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022. Durrsakët fituan  68-53 ndaj Vllaznisë në finalen e katërt play off, duke fituar 3 finale dhe automatikisht edhe titullin kampion.

19:56
“Më kanë shoqëruar disa goca në…”/Juli rikthehet me shumë të pathëna në Për’puthen

Juli ishte konkurrenti i cili u largua i fundit nga Për’puthen, ndërsa sot ai është rikthyer për të treguar më shumë nga jeta e tij.

19:54
Pasuritë e paluajtshme ‘shpëtimi’ i trafikantëve shqiptarë/ Si i pastronin paratë grupi i strukturuar në Itali

Një grup trafikantësh shqiptarë në Itali është goditur nga policia.

19:50
Gorrilat e Gabonit presin vizitorët për të siguruar mbrojtjen e parkut natyror (video-foto)

Pas një periudhe 2-vjecare mbylljeje, agjencia e parqeve natyrore të Gabonit ka rihapur observimin publik të gorrilave të famshme, me qëllim nxitjen e turizmit natyror.

19:44
President nga dera e PS, grupi i PD nuk paraqet asnjë kandidat për raundin e tretë

Krahu i Enkelejd Alibeaj vijon të jetë konfuz për procesin e zgjedhjes së  Presidentit të ri.  Kanë vendosur të mos dërgojnë  asnjë emër për raundin e tretë edhe pse  emrat i kanë. Vetëpërjashtohen nga negociatat,  por  për momentin bojkotin e përjashtojnë si opsion. 

19:41
Arkitekti i stadiumit Marco Casamonti, krenar për Arenën Kombëtare

Katër vite më parë Marco Casamonti do të më fliste në mënyrë eksklusive gjatë momentit që mes shumë polemikave stadiumi Air Albania ishte duke u ndërtuar. Sot pas katër vitesh, pas vizitash të shumta në Tiranë ai rikthehet krenar sidomos kur ky stadium ka arritur një famë të tillë në finalen e madhe Europa Conference League. Natyrisht ai shpreh të gjitha emocionet dhe patjetër krenarinë e krijesës së tij.

19:40
Sëmundja e plakjes së trurit/ Përse prek më shumë gratë

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo. Alzaimeri, shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket.

19:39
FSHF kërkon tjetër finale, Duka: Finale superkupe ose kampionate evropiane të të rinjve

Një ditë pas finales së madhe të conference legue në Tiranë presidenti i federatës shqiptare të futboillit Armand Duka në një dalje publike për mediat ka vendosur të përcjellë falenderimet për të gjithë këtë aktivitet të zhvilluar në mënyrë perfekte dhe vë në dukej faktin se ky nuk është thjesht një perceptim i ynë, por edhe i organzatorëve të UEFA-s dhe FSHF-s.

19:39
Tole dhe Albi bashkë?/ Dyshja shuajnë përfundimisht kureshtjen e ndjekësve

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tole është rikthyer sërish në program ku ka folur më shumë nga jeta e saj pas programit.

19:35
Finalja/ U arrestuan 68 tifozë italianë, holandezë dhe kroatë të përfshirë në akte dhunë në Tiranë

Finalja e UEFA konferencë ligës e mbajtur në Tiranë mes Romës dhe Feyenoordit që njihen për tifozëri të zjarrta dhe problematike shkoi qetë dhe pa problematika të mëdha kjo edhe falë angazhimit profesional të 2800 forcave policore të cilat kaluan testin për të menaxhuar aktivitete të këtij niveli. Për të gjithë policët e angazhuar është menduar t’u ofrohet një shpërblim.

19:34
Finalja solli 140 milionë euro, përfitimet ekonomike të ndeshjes së “Conference League”

Finalja e Conference League që u mbajt në Tiranë nuk ishte thjesht një lojë, por një ngjarje me rëndësi për Shqipërinë. Por, mbi të gjitha ishte një mundësi e artë për shumë biznese.

19:20
Për një gjumë cilësor/ Cilat janë vitaminat më të mira që ju duhen

Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë. Kjo e fundit ka pasoja të rënda në organizëm.

19:18
Giacomo Vrioni e mbyll sezonin me gol, Tirol mbetet pa Conference League

Giacomo Vrioni ka shënuar golin e radhës në Austri. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e Tirolit në humbjen 1-2 ndaj Rapid Vienna.

19:14
Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare aktori Ray Liotta, ylli i “Goodfellas” vdiq në gjumë

Ylli i “Goodfellas”, Ray Liotta, ka vdekur në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare, ku po xhironte një film të ri.

19:06
Krimet e luftës në Ukrainë, kryeprokurorja: Po hetohen 14,000 raste

Kryeprokurorja e Ukrainës, Iryna Venediktova tha për BBC se nga 100 deri në 200 raste të reja krime lufte nga rusët raportohen çdo ditë.

19:03
Superiorja ul siparin me festën bardheblu, vendi i fundit i Europës, ende i papërcaktuar

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

18:59
Bernie Ecclestone arrestohet në Brazil me pistoletë në bagazh teksa merrte avionin privat për në Zvicër (fotot)

Miliarderi Bernie Ecclestone është arrestuar mbrëmë në Brazil pasi po transportonte ilegalisht një pistoletë, teksa merrte avionin privat për të shkuar drejt Zvicrës.

18:46
Fluturat që mund të mos shihen më kurrë në Britani/ Çfarë po i vret këto specie përrallore

Një raport nga Butterfly Conservation paralajmëron se 24 nga 58 specie mund të zhduken së shpejti nga Britania e Madhe.

18:37
Ja si ta kuptoni nëse vuani nga alergjia apo intoleranca ushqimore

Konsumi i disa ushqimeve mund të shkaktojë një sërë reagimesh fizike të cilat janë të zakonshme dhe ndodhin shpesh.

18:31
Humbën trofeun e Conference League, tifozët e Feynoord-it festojnë me Tiranën në “Selman Stërmasi”

Një pjesë e tifozëve të Feyenoord,që kanë ardhur në vendin tonë për finalen e Conference League që luajt mbrëmjen e djeshme, ku fitues doli Roma me rezultatin 1-0, nuk janë larguar nga vendi ynë.

18:24
27 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, katër pacientë në spital

27 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.

18:22
Shifra të frikshme vdekjesh nga sulmet në shkollat e SHBA-së/ Ҫfarë masash priten të merren nga qeveria amerikane

Të martën e kësaj jave Teksasi u përfshi nga një sulm tragjik në një shkollë fillore ku humbën jetën 19 fëmijë dhe dy mësues. Një i ri i armatosur goditi pa ndalim në një klasë duke lënë një bilanc tragjik vdekjes.

18:20
Ministri i jashtëm turk viziton xhaminë e Jeruzalemit, Izraelin, në përpjekje të riparimit të lidhjeve (fotot)

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ishte dje për vizitë në xhaminë Al-Aksa në Jeruzalemin lindor, vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame.

18:19
Dy ditë më parë iu rikthyen normalitetit, shtohet rreziku në Kharkiv/ Metroja rikthehet sërish në vendstrehim për civilët

Para dy ditësh metroja e Kharkiv iu rikthye normalitetit duke vijuar shërbimet e saj, por tashmë sulmet janë. Tashmë metroja do të kthehet në një vendstrehim për civilët.

18:12
Dorina Hoxha zgjidhet dekane e Fakultetit të Drejtësisë

Prof.Asoc.Dr. Dorina Hoxha është zgjedhur Dekane e Fakultetit të Drejtësisë me 49 vota pro, 22 kundër dhe 5 të pavlefshme.

18:08
Greqia letër OKB-së: Turqia po sfidon sovranitetin tonë mbi ishujt në lindje të Detit Egje

Greqia i drejtua të enjten kreut të Kombeve të Bashkuara me pretendimin se Turqia po sfidon drejtpërdrejt sovranitetin e saj mbi ishujt në lindje të Detit Egje dhe po ndjek një politikë armiqësore dhe “revizioniste” që po destabilizon rajonin.

18:05
Pas akuzave në New York, aktori Kevin Spacey gjykohet për katër sulme seksuale ndaj burrave në Britani (fotot)

Kevin Spacey është akuzuar për katër sulme seksuale ndaj tre meshkujve në Britani.

17:59
Plagosja e të miturit në Pukë/ Autori i ngjarjes një 17-vjeçar, po punohet për kapjen e tij

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dom Gjegjan të Pukës, ku është plagosur një i mitur 14 vjeç.

17:57
Rusia “gati” të ndihmojë në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare, me një kusht të vetëm

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kryeministrit italian Mario Draghi se është gati të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e krizës ndërkombëtare të ushqimit,  por vetëm nëse Perëndimi heq sanksionet e tij. 

17:49
40-vjeçari nga Kosova shpallet fajtor për mbështetje të ISIS-it

Një gjykatë federale në Brooklyn e shpalli fajtor Mirsad Kandiçin, 40 vjecar, për pjesëmarrje në grupin Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS), rekrutimin e luftëtarëve për ISIS-in dhe sigurimin e armëve, pajisjeve dhe kryerjen e shërbimeve të zbulimit për grupin terrorist.

17:46
Fotolajm/ Ndërtesa të shkatërruara e banorë të frikësuar, si duket sot Irpini, pranë Kievit

Irpin, qytet pranë Kievit është kthyer në gërmadhë pas sulmeve ruse. 

17:40
Blinken: Mbështetja e Kinës për Putinin duhet të ngrejë këmbanat e alarmit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kritikoi Kinën për mbrojtjen e luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, duke thënë se mbrojtja duhet të ngrejë këmbanat e alarmit për të gjithë ne që e quajmë rajonin Indo-Paqësor.

17:35
Sot do të ishte dita e fundit e vitit shkollor, por çdo gjë përfundoi para kohe për nxënësit në Teksas

Nxënësit dhe familjet e tyre në “Uvalde’s Robb Elementary” duhet të kishin festuar sot ditën e fundit të shkollës.

17:34
Përurohet teatri në natyrë për fëmijët te Liqeni, Veliaj me kryebashkiakun e Parmës:Punët që bëjmë kanë rëndësi për fëmijët

Një nga hapësirat e Parkut të Liqenit, e njohur si “Bisedkat”e vjetra të arkitektit Maks Velo, është transformuar në një teatër të hapur në natyrë për fëmijët. Teatri veror do të mbajë emrin “Pinoku” dhe është një dhuratë nga Bashkia e Parmës dhe Fondacioni “Collodi”, për nder të shkrimtarit të madh Italian, që krijoi personazhin e famshëm dhe të dashur për fëmijët, Pinoku.

17:30
Balena gungaçe e bllokuar në rrjetën e peshkatarëve ‘falenderon’ zhytësit guximtarë që e shpëtuan (fotot)

Disa zhytës spanjollë arritën të shpëtojnë jetën e një balene gungace 12 metra të gjatë që ishte bllokuar në një rrjetë ilegale peshkimi, pas një operacioni të guximshëm për të prerë rrjetën dhe lirimin e gjitarit.

17:27
Miratohet rezoluta, OBSH: Veprimet e Rusisë shkaktuan emergjencë shëndetësore

Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka votuar për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë, të cilat, sipas saj, kanë çuar në një emergjencë shëndetësore.

17:18
Elton Ilirjani çudit gjatë xhirimeve me veshjen e stilistit tajlandez në New York

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Elton Ilirjani ka xhiruara për pak çaste në një kryqëzim të Manhattanit për të promovuar veshjet e stilistit tajlandez në New York.

17:10
Grup-Batalioni i Dytë i Këmbësorisë së Forcës Tokësore i gatshëm për t’u dislokuar në çdo kohë, Peleshi: Në shtator certifikohet nga NATO

Grup-batalioni i Këmbësorisë së Lehtë testoi kapacitetet dislokuese si dhe zhvilloi qitje me armë personale dhe kolektive në stërvitjen 72-orëshe “Biza-22”.

17:09
Macron dhe homologu turk Erdogan në telefonatë, diskutojnë për aplikimet e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu turk Rexhep Tajip Erdogan me anë të një bisede telefonike mes tyre diskutuan kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

17:04
Çfarë po ndodh? Lukashenko urdhëron krijimin e komandës së re ushtarake në kufi me Ukrainën

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka urdhëruar krijimin e një komande të re ushtarake për jugun e vendit, në kufi me Ukrainën, sipas Sky News.

16:58
Kryeministrja finlandeze takohet me Zelenskyn: Do ndihmojë në rindërtimin e qyteteve të Ukrainës

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin vizitoi Buchan dhe Irpinin në Ukrainë.

16:48
Forcat ruse vazhdojnë bllokadën e porteve ukrainase

Rusia po i kërkon Perëndimit të heqë sanksionet, duke pretenduar se masat ndëshkuese po i pengojnë miliona tonë drithë dhe produkte të tjera bujqësore të dalin nga portet ukrainase. Kjo po e shton krizën globale të ushqimit, pasi Ukraina është ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit, misrit dhe vajit të lulediellit, produkte të cilat lufta nuk i po lejon të nisen për eksport.

16:43
Lavrov “kërcënon” Kroacinë: Mbajti qëndrim armiqësor me Rusinë, tani pasojat!

Në përvjetorin e marrëdhënieve diplomatike, Kroacia ka marr një kërcënim serioz nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Mediat kroate shkruajnë se institucioni që drejtohet nga Sergei Lavrov konsideron që ky vend ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj Rusisë. “Autoritetet kroate, këto muajt e fundit vendosën ta trajtojnë Moskën në mënyrë jashtëzakonisht armiqësore, çka është […]

16:43
Autorja e tregimit ‘Si të vrasësh bashkëshortin’ vret burrin e saj por zbulohet dhe del para gjyqit (fotot)

Shkrimtarja amerikane e novelave Nancy Crampton Brophy ka vrarë me armë bashkëshortin e saj për të përfituar një shpërblim prej 1 milionë dollarë nga sigurimet, u tha dje në gjyqin në Oregon, SHBA.

16:42
Zlatan rrëfen vuajtjen e muajve të fundit: 20 injeksione në gju, në kokë kisha vetëm një mendim

Zlatan Ibrahimoviç festoi titullin e Serisë A me Milanin pak ditë më parë, por së fundmi mori një laj të trishtë pasi iu desh të operohej në gju dhe tashmë koha e rikuperimit për sulmuesin vërtitet rreth shtatë apo tetë muaj.

16:38
Plagoset me armë zjarri në këmbë 11-vjeçari në Pukë

Një 11- vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri në Pukë.

16:35
Salah refuzon të flasë për rinovimin: Unë nuk jam egoist, dua të shoh Henderson me trofeun lart

E ardhmja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në organikën e trajnerit Jurgen Klopp te Liverpool vijon të jetë e rrethuar me shumë “re të zeza”.

16:34
Zgjedhjet presidenciale/ Grupi Parlamentar i PD: Konsensusi me opozitën ishte fasadë dhe mashtrim, mbetemi të angazhuar për një proces gjithpërfshirës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë ditën e sotme ku thekson se është angazhuar seriozisht në ndërtimin e procesit gjithëpërfshirës dhe konsensual për përzgjedhje e Presidentit të Republikës dhe ishin të ndërgjegjshëm që në fillim që qeveria donte një bashkëpunim me opozitën vetëm për fasadë.

16:32
Shtëpia e saj prej 48 vitesh, tashmë një ndërtesë e shkatërruar nga zjarret e luftës

Olga Chernenko shpesh kalon pranë mbetjeve të djegura dhe të nxira të shtëpisë së saj në qytetin e Irpin të Ukrainës.

16:29
Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së shkollave

Një grup i grave afgane kanë protestuar në Kabul kundër mbylljes së vazhdueshme të shkollave për vajzat mbi klasën e gjashtë, teksa një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se kufizimet e talibanëve ndaj të drejtave të grave kanë për qëllim që të bëjnë gratë “të padukshme”.

16:25
Lista me ushqimet e shëndetshme që treten lehtë dhe mbajnë trupin në formë

Mund të tingëllojë e çuditshme por shijimi i një ushqimi është tërësisht në ‘duart’ e stomakut.

16:23
Katër të vrarë dhe shtatë të plagosur nga bombardimet në rajonin e Kharkiv

Të paktën katër persona janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në granatimet e qendrave rajonale në zonën e Kharkiv, sipas Oleh Syniehubov, kreut të administratës ushtarake rajonale. 

16:17
Ja cilat janë përfitimet shëndetësore të specit të kuq të grimcuar

Nëse speci i kuq i grimcuar është një nga përbërësit kryesor në kuzhinën tuaj, atëherë jeni në rrugën e duhur.

16:09
Dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë në gjyqin për krime lufte në Ukrainë

Gjyqi i dytë për krime lufte në Ukrainë ka shpallur fajtorë dy ushtarët rus Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov me 12 vite burgim.

15:58
Izraeli vret kolonelin e Gardës Revolucionare të Iranit në atentatin jashtë shtëpisë së tij në Teheran (fotot)

Izraeli i ka thënë Shteteve të Bashkuara se është përgjegjës për vrasjen e një koloneli të Gardës Revolucionare të Iranit në një atentat të javës së shkuar në Teheran, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

15:44
Probleme me rripin e sigurisë, Hyundai kthen mbrapsht mijëra makina!

Prodhuesja jugkoreane e makinave, Hyundai është duke kërkuar kthimin mbrapsht të 239,000 makinave për të rregulluar një problem me rripat e sigurisë, të cilat duket se kanë rrezikun të shpërthejnë e të plagosin pasagjerët.

15:37
Teuta kampione në basketboll, merr titullin pasi mundi në finale Vllazninë

Teuta është kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2021-2022.

15:32
Kimikatet ndotin Drinin! Fenomeni prej disa ditësh, dyshime për shkarkime nga bizneset

Një ndotje e pashpjegueshme po ndodh prej dy ditësh në lumin Drin, ku si pasojë shumë peshq të ngordhur janë përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

15:29
Klubi i striptizës ku vdiq kërcimtarja britanike kishte një ‘kulturë abuzimi të stafit në ditët e pushimit’ (fotot)

29 vjeçarja britanike Stacey Tierney punonte si kërcimtare ekzotike në klubin e striptizës ‘Dreams Gentlemen’s Club’ në Melbourne para se të vdiste në fund të vitit 2016 nga një përzierje drogash si ekstazi, kokainë e heroinë, që po i konsumonte në një ambjent privat të klubit.

15:26
Spitali i ri infektiv/ Kryeministri inspekton ecurinë e rehabilitimit të plotë

Kryeministri Edi Rama ishte në spitalin infektiv në QSUT në Tiranë për të parë ecurinë e rehabilitimin e plotë dhe zgjerimin e kapaciteteve të tij, duke e kthyer spitalin e ri në një qendër reference për të gjithë vendin.

15:23
Riaktivizohet koncesioni/ Balluku: Ka dhe një vendim gjykate për rrugën Thumanë-Kashar

Qeveria do të vazhdojë koncesionin me ofertë të pakërkuar të rrugës Thumanë-Kashar.

15:18
Krizat e mbivendosura në Ballkanin Perëndimor

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen në të njëjtën kohë me një sërë goditjesh ekonomike. Ekonomia e rajonit sapo kishte filluar të rimëkëmbej nga recesioni i shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por tani duhet të përballet edhe me pasojat e luftës në Ukrainë, një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe një tranzicion urgjent në sektorin energjitik.

15:16
Shqipëria pro zgjerimit të NATO-s/ Qeveria miraton protokollin e anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës

Shqipëria, angazhimin politik për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, e avancon përmes një vendimi, marrë në mbledhjen e qeverisë këtë të Enjte.

15:11
Tirana pas ndeshjes/ Pastrohet kryeqyteti pas largimit të tifozëve

Birra të hedhura përtokë dhe shishë uji nëpër rrugë ishte gjithçka mbeti pas përfundimit të ndeshjes mes Romës dhe Feynoord-it. Pas një atmosfere feste që u pozicionua në tre fan zona në kryeqytet, tifozët u larguan por puna nisi për një tjetër grup.

15:11
Polici që vrau kolegun/ Gjykata lë në burg 25-vjeçarin që qëlloi Çaush Saliasin: Më ofendonte

“A keni marrë qetësues gjatë kësaj kohe”, e pyeti gjyqtari Ludian Zaimin, i cili qëndroi vetëm 18 muaj në polici dhe doli prej andej si një vrasës i kolegut të tij, Çaush Saliasi.

15:06
Aurela Gaçe ‘heq dorë’ nga muzika, i drejtohet audiencës dhe zbulon arsyen

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e njohur Aurela Gace njofton se për pak kohë do të qëndrojë larg muzikës.

14:59
Alibeaj: Do të dorëzojmë emrat për komisionet e reformës zgjedhore dhe territoriale/ Balla: Më në fund!

Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njoftoi se u diskutua për emra që do të propozohen për t’u bërë pjesë e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale.

14:41
“Në Gjykatën e Lartë 3800 dosje stok”, Manja prezanton udhëzimin për heqjen dorë nga rekurset nga administrata shtetërore

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në një komunikim me gazetarët ka lajmëruar për një udhëzim të miratuar, sipas të cilit janë përcaktuar rregullat për heqjen dorë nga rekurset e depozituara në Gjykatën e Lartë dhe të pashqyrtuara ende nga administrata shtetërore në përgjegjësi të Këshillit të Ministrave, për çështje me natyrë civile dhe administrative.