Futbolli është paqe, Ukraina kandidon për organizimin e Kupës së Botës 2030

04/10/2022 18:22

Edhe pse Kupa e Botës 2030 është larg, që tani kanë filluar të dalin alternativat e para për vendet organizatore.

‘The Times’ bën të ditur se në garë nuk do jenë vetë Portugalia dhe Spanja, por si shtet pritës po mendohet edhe Ukraina.

Lufta e fundit dhe sulmet ruse në tokën ukrainase, ka bërë që futbolli më shumë se asnjëherë më parë të shpërndajë mesazhe paqeje dhe dashurie mes kombeve. Pikërisht për këtë arsye, vendosja e këtij vendi si organizatore e një kompeticioni kaq madhor, flet vetë.

Çka shton akoma më shumë mundësinë që diçka e tillë të ndodhë është fakti se UEFA ka deklaruar se Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Europë. Në të tilla kushte, bie automatikisht hipoteza e Arabisë Saudite, me këta të fundit që kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të qenë pritës.

Top Channel