I pagëzuar vetëm 6 vite më parë nga vetë kryeministri Rama, si “dallëndyshja” e parë e Rilindjes Urbane, sheshit qendror të Beratit, iu vu kazma, në fillim të këtij viti.

I ndërtuar krejt i ri, në vitet 2014-2015, si pedonale me beton e pllaka guri, kundrejt vlerës 2.1 milionë USD të dhëna nga Fondi Amerikan i Zhvillimit, projekti u zbatua nga kompania “Leon Construction” dhe “G.P.G” e Paqsor Buzit, një biznesmen i akuzuar/i arrestuar për evasion fiskal.

Ky shesh ka përfituar edhe një investim tjetër prej 465 mijë euro të financuar nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve si pjesë të programit të ‘Rilindjes Urbane’, zbatuar nga kompania “Salillari”.

Por nëse investimet që bëhen në sheshe pritet që së paku të zgjasin deri në 100 vite, 2 mln USD e hedhura në këtë shesh e patën jetëgjatësinë vetëm 6 vite.

Aktualisht, siç e shihni edhe nga këto pamje te Inside Story, sheshi nuk ekziston më dhe është kthyer në jë kantier ndërtimi.

Pa asnjë konsultë me publikun dhe në errësirë të plotë, bashkia e Beratit nisi procedurat për ribërjen nga e para të këtij sheshi, ne tetor te 2020, në pretendimin se “ishte harruar” parkingu nëntokësor.

Top Channel