“Vdes për virgjëresha”/ Fiks Fare zbulon pedofilin në Vlorë, 8 vjet i dënuar për përdhunim në Kaliforni

04/10/2022 20:45

Fiks Fare nuk ndalet në investigimet përsa i përket pedofilisë. Edhe mbrëmjen e së martës Fiks Fare zbuloi një tjetër pedofil në Vlorë, i cili ishte dënuar plot 8 vjet nga një gjykatë në Kaliforni (USA) për përdhunimin e një 17-vjeçareje.

Në redaksinë e  Fiks Fare mbërriti një denoncim për një 42 vjeçar nga Vlora, i quajtur Eqerem Sorra, i cili  edhe pse kishte bërë burg për përdhunim sipas denoncuesit ai vazhdonte të shkonte me të mitura.  Minorenet i mashtronte kollaj, pasi hiqej si besimtar i devotshëm mysliman, duke u bërë edhe më i besueshëm. Eqeremi shiste parfume afër xhamisë në qendër të Vlorës.

Fiksi siguroi vendimin e Gjykatës së Lartë në Kaliforni i cili e ka dënuar Sorrën me 8 vite heqje lirie, pasi ka përdhunuar një 17 vjeçare, fakt të cilin Sorra e ka pranuar ç’ka ka ndikuar dhe në vitet e heqjes së lirisë.

Në vendimin e gjykatës jepet me fakte sesi përdhunuesi përfitoj nga 17 vjeçarja e cila nuk dinte cilin autobus të merrte për shtëpi dhe  se përdhunuesi Sorra u zotua ta shoqëronte.  Miqtë e 17 vjeçares të cilët e shoqëruan deri në stacion kanë deklaruar në gjykatë se Sorra dukej një njeri fetar.

Në këtë vendim thuhet se Sorra e çoi të miturën në banesën e tij dhe e përdhunoi,  17 vjeçarja shpëtoi nga ai vetëm kur ky i fundit shkoi në tualet.

Për këtë akt të Sorrës u mor vendimi në qershor të vitit 2010 dhe u dënua me 8 vite heqje lirie.

Por dënimi nuk i mjaftoi pedofilit i cili edhe tani vazhdon të ngacmojë të mitura dhe të kërkojë prej tyre marrëdhënie seksuale edhe kundrejt pagesës.

Me marrjen e denoncimit një bashkëpunëtore e Fiksit u prezantua si 13 vjeçe dhe shkoi të blinte një parfum tek Eqerem Sorra. Duke e pyetur për jetën e saj Sorra u hodh direkt në sulm për ‘prenë’ e radhës. Bashkëpunëtorja e Fiksit u hoq si jetime nga i ati dhe jetonte vetëm me të ëmën dhe aktualisht e kishte humbur vitin shkollor, kaq mjaftoi që Sorra t’i kërkojë menjëherë numrin e telefonit. Kjo sipas pedofilit me idenë për ta ndihmuar 13 vjeçaren për një punë, por gjithmonë duke i sugjeruar që çdo gjë e mitura ta fshihte nga e ëma.

Direkt ditën e nesërme Sorra i shkruan 13 vjeçares se i ka gjetur pune dhe takohen sërish. Ai i thotë se i ka gjetur punë të pastrojë një shtëpinë e tij që e ka marrë me qira nga persona të tjerë. Vajza do e pastronte shtëpinë çdo ditë dhe se për ketë Sorra do e paguante 2000 lekë në ditë. Madje ai i thotë ” Mos i mbaro punët njëherësh bëj sa të bësh e rri dhe aty shplodhu se vetëm je , po deshe vij edhe unë rri me ty”.

Rrugës për të shkuar tek apartamenti ai telefonon pronaren e shtëpisë për t’i marr çelësin. Por  bashkëpunëtorja e Fiksit nguron ta shoqërojë vetëm sipër, aty del dhe i afërm i pronares së shtëpisë duke e shoqëruar për tek apartamenti. Aty bashkëpunëtorja e Fiksit merr informacion se Sorra apartamentin e kishte marrë me qira vetëm për atë dite, ndërkohë që i kishte thënë ndryshe. Me t’u vënë në dijeni edhe pronarja e apartamentit së bashku ballafaqohen me Eqerem Sorrën.

Ajo i kërkon shpjegim se përse e ka thirrur vajzën për pastrimin e shtëpisë pasi ata shtëpinë e japin të pastruar dhe e pastrojnë vetë. Sorra i gjendur në befasi mundohet të dali nga situata duke përmendur që është familjar, por pronarja e apartamentit e ka kuptuar qëllimin e tij.  Në kamera dëgjohet që t’i thotë “Ki më shumë respekt për mjekrën që mban! Largohu mos të njoftoj policinë”. Më pas pronarja e apartamentit dhe i afërmi i saj i shpjegojnë 13 vjeçares që ky ishte thjesht një mashtrim nga ana e Sorrës dhe që duhet të ketë kujdes nga persona të tillë.

Por Sorra edhe pse i gjendur në ketë situatë nuk kufizohet për t’i dërguar sërish sms 13 vjeçares. Pas refuzimit të saj për t’i kthyer përgjigje për takim ai këmbëngul me sms duke e treguar hapur qëllimin e tij.

Ai çdo gjë ia përshkruan  me detaje në sms duke cilësuar se e tërheqin shumë femrat e virgjëra. Fjalori i përdoruar nga Sorra nuk ka limit edhe pse e di që po i shkruan një të miture, ai i kërkon me ngulm të kenë raport seksual duke i ofruar lekë , shtëpi apo çfarë të dëshironte vajza. Ai i përshkruan me fjalë çdo detaj të një akti seksual dhe se çfarë do bënte në intimitet me 13 vjeçaren.

Mesazhet vazhduan deri në momentin që Sorra arrestohet nga policia e Vlorës për një tjetër vepër penale, atë të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u arrestua duke strehuar në  banesë 5 emigrantë të paligjshëm.

Ne njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i  shtetasi E. S u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Osman Haxhiu”, duke shoqëruar për në banesën e tij, 5 emigrantë, me qëllim dhënien ndihmë për kalimin e  paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel