47 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Nga 852 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar pozitivë me Covid 19, 27 persona në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Shkodër, 3 në Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Durrës, Mat, Mallakastër, Elbasan, Gramsh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 398 qytetarë aktivë me koronavirus në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Ndërkohë, janë shëruar 81 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,204 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 47
Të shëruar në 24 orë 81
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 852

Testime totale 1,983,754
Raste pozitive 331,191
Raste të shëruara 327,204
Raste Aktive 398
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 243
Elbasan 35
Vlorë 21
Fier 18
Shkodër 17
Durrës 16

Gjirokastër 14
Lezhë 12
Dibër 11
Korçë 5
Berat 5
Kukës 1

Top Channel