Ndërsa punimet kanë nisur me intensitet, gjatë verës së nxehtë të që lamë pas, UNESCO i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare ndërprerjen e menjëhershme të punimeve në këtë zonë.

Unesco, pjesë e së cilës është qyteti i Gjirokastrës, ka deklaruar se qeveria Shqiptare nuk e ka vënë në dijeni për llojin e ndërhyrjes që po kryen. Institucioni që kujdeset për trashëgiminë kulturore në mbarë botën, ka deklaruar se qeveria shqiptare nuk i ka dhënë ende informacionin e kërkuar që në muajin prill 2021. Si pasojë do të dërgojë njerëzit e saj për të verifikuar çfarë po ndodh.

Por në një përgjigje zyrtare për Inside Story, Fondi Shqiptar i Zhvillimit deklaron se ByPass nuk kalon në një zonë të mbrojtur dhe është konsultuar me të gjithë aktorët.

Pavarësisht rekomandimeve të dhëna nga Unesco në fund të korrikut 2021, punimet nuk janë ndërprerë.
Projekti sfidues i qeverisë për bypass-in po shkon drejt finalizimit. Kryeministri në një postim në rrjetet sociale pretendon se kanë marrë miratimin e Unesco, por nuk është publikuar as një vendim apo shkresë që e konfirmon.

“A & E engeniering” është njëra nga kompanitë fituese të këtij tenderi, e cila do të bëjë mbikqyrjen e punimeve. Kjo shoqëri rezulton të jetë në pronësi të plotë të Entela Çanos.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet Entela Cano rezulton të jetë përfaqësuese e fondit shqiptar të zhvillimit, që është edhe institucioni që e financon këtë projekt, duke shtuar dyshimet për konflikt interesi.
Vetë fondi Shqiptar i zhvillimit mohon që Entela Cano të ketë qenë ndonjëherë pjesë e tij.
Por ndryshe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit vetë Çano pranon në një bisedë telefonike që vazhdon të jetë pjesë e FSHZH.

Fituesi i këtij tenderi prej 330 mln lekë u shpallën në buletinin e datës 31 dhjetor 2020 dhe ata janë kompania “G.P.G”, kompania “METEO”, “ SHPRESA- AL”, si dhe “NG STRUKTURES” si dhe është dizenjuar nga “Zenit 06”.

Me 6.2 mln euro të përfituaran në kuadër të rilindjes urbane, ekspertët janë skeptikë për eficiencën e këtyre parave në Gjirokastër. Sipas të dhënave demografike qyteti “i gurtë” ka humbur 10 mijë banorë në 4 vite, duke u renditur si një ndër bashkitë që ka pësuar rrudhjen më të madhe të popullsisë.

Top Channel