Miliarderi Elon Musk duket se ka ndryshuar sërish mendjen dhe tashmë është i gatshëm të blejë platformën e medieve sociale, Twitter.

Në një letër drejtuar firmës, Musk thotë se është dakord të paguajë çmimin që ofroi disa muaj më parë përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.

Ky zhvillim vjen pak javë para se dy palët të dilnin në gjyq.

Avokatët e Musk thanë se ai tashmë kërkon të përfundojnë transaksionin dhe t’i japë fund betejës ligjore.

Pas lajmit se Musk propozon të respektojë marrëveshjen origjinale, aksionet e kompanisë u rritën me pothuajse 13%.

Musk, një përdorues aktiv i Twitter me më shumë se 100 milionë ndjekës, ofroi fillimisht blerjen e firmës për 54.20 dollarë për aksion në prill. Marrëveshja vlerësonte platformën e medieve sociale në një vlerë rreth 44 miliardë dollarë.

Por ai u tërhoq nga blerja vetëm disa javë më vonë, duke përdorur si argument faktin se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa pretendonte Twitter.

Twitter mohoi akuzat, duke argumentuar se Musk, personi më i pasur në botë, po shqetësohet për çmimin e ofruar.

Në 17 tetor pritej që dy palët të ballafaqoheshin në gjykatë, duke përdorur për mbrojtjen, dosjet voluminoze, mesazhet private mes tyre dhe debatet publike në Twitter.

Top Channel