Putin po fshihet në bunker! Vazhdon aneksimi i tokave ukrainase, Zelensky: Nuk ka dialog

04/10/2022 14:53

Në të njëjtën kohë kur dhoma e parlamentit rus miratoi në mënyrë unanime aneksimin e 4 rajoneve ukrainase, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia, presidenti Zelensky firmosi një dekret duke thënë se është e pamundur të negociohet me presidenti rus Vladimri Putin, por lë të hapur bisedimet me Rusinë nën një udhëheqje tjetër.

18 përqind e territorit të Ukrainës tani do ti përfshihen hartës së Rusisë, pas nënshkrimit përfundimtar nga presidenti Putin, që pritet të bëhet të martën,  zhvillim ky që e ka çuar luftën në një nivel të ri rreziku, atë bërthamor.

Vetë Putin ka thënë se çdo përpjekje për të rimarrë këto  territore të aneksuara do të konsiderohet sulm ndaj vetë Rusisë, ndaj nuk përjashtohet mundësia e një sulmi bërthamor.  Në vijim të këtyre deklaratave media britanike The Times thotë se Putin po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës, duke cituar një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.

Raporti i inteligjencës paralajmëron për veprime të mundshme nga Moska, përfshirë atë të testimit të nëndetëses Poseidon të pajisur me një armatura  atomike. Sipas burimeve të tjera, një tren ushtarak rus nga divizioni bërthamor është nisur për në Ukrainë.

Ndërsa vetë Kremlini thotë se 200 mijë trupa janë mobilizuara tashme. Media daily mail shkon edhe më larg duke thënë se të gjitha këto vendime puti po i merr nga një bunker në Siberinë e largët ku po strehon me shpejtesi të afërmit e ngushtë të tij,. Këshilli Bashkiak i Kievit raportoi nga ana tjetër se po siguron qendrat e evakuimit dhe po furnizon banorët me  tableta jodi për trajtimin e helmimit nga rrezatimi, në cdo rast.

Me shqetësimet në rritje SHBA po shqyrton se si t’i përgjigjet , por thotë se nuk shikon një rrezik të afërt për sulm bërthamor, megjithatë ata thonë se i kanë marrë shumë seriozisht deklaratat e Putin dhe se i kanë përcjellë paralajmërimet e tyre në Kremlin.

Këtë të martë, administrata Biden po ashtu njofton pakon e  re të ndihmës për sigurinë për Ukrainën që përfshin sistemin HIMARS të raketave, municione, mina dhe automjete rezistente ndaj minave.

Top Channel