Gjiganti misterioz me dy koka, 3,5 metra i gjatë huton ende studiuesit latinë në Patagonia (fotot)

04/10/2022 20:27

Arkeologët kanë gjetur shpesh tekste antike ku flitet për ekzistencën e gjigantëve në tokë, por provat konkrete deri tani kanë qenë të pakta.

Prandaj ka shumë mundësi që të mos keni dëgjuar për gjetjen e trupit të një gjiganti me dy koka, 3,5 metra të gjatë, në rajonin latin të Patagonisë që përfshin territore të Kilit e Argjentinës.

Gjiganti Kap Dwa është një prej historive më të çuditshme që do të dëgjoni, teksa gojëdhanat thonë se ai është gjetur i gjallë nga “konkuistadorët” spanjollë kur ata zbarkuan në Patagoni.

Historia që nis rreth vitit 1673 thotë se kolonizuesit e kishin rrethuar dhe mundur dy kokëshin e gjatë, dhe me taktika shkathtësie kishin arritur ta fusnin në kafaz që ai të mos arratisej.

Rrjedhimisht specia vdiq por studiuesit e kthyen në mumje.

Tregimet thonë madje se trupi i tij është shfaqur në Londër në shekullin e 19-të, por çfarëdo që të ketë ndodhur, gjiganti i pabesueshëm dy-kokësh vijon të mbetet këtu para nesh dhe secili mund te gjykoje per veten e tij.

Kap Dwa mbahet tashmë në një museum ne Baltimore, Maryland, SHBA.

Top Channel