Situata juridike për logon dhe vulën e partisë vijon të jetë pezull në Gjykatën e Apelit.

Ankimimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj që kërkon zhbërjen e vendimit Zhukri që i dha Sali Berishës selinë e partisë po lëviz me hapat e breshkës.

Një përfaqësi deputetësh u interesuan në gjykatë për fatin e betejës ligjore të demokratëve dhe kërkoi   që vendimi të mos zvarritet më.

“Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. 5 muaj bëhen që kemi kërkuar përshpejtim gjykimi. Nuk jemi të interesuar për themelin e çështjes ku shkon te rithemelimi apo tek në por na intereson je vendim final për të bërë mundur një pikënisje të përbashkët  të demokratëve. Ta dimë dhe ne kush ka të drejtë Ndryshe pastaj ka pikëpyetje shumë të madhe. Ne nuk do të presim pafund”, tha Dashnor Sula.

Padurimi i demokrateve që mbështesin Enkelejd Alibeaj lidhet me zgjedhjet lokale dhe lëvizjet e Sali Berishës për të dalë në zgjedhje me aleatët dhe jo me pjesën e grupit parlamentar që nuk i bindet.

“Për të evituar 6 marsin e dytë duam që ajo pjesë që e pengon të ç’bëhet pastaj të shohim hapat të tjerë”, tha Sajmir Korreshi.

Top Channel