Video/ Mafiozi rus ekzekutohet nga vrasësi brenda festës së lirimit nga burgu (fotot)

04/10/2022 17:06

Në disa pamje të rënda të publikuara një burrë që përshkruhej ‘shef mafioz’ u qëllua për vdekje gjatë festës që kishte organizuar vetë për të celebruar daljen nga burgu.

Video tregon sesi një vrasës i afrohet nga prapa 39 vjeçarit Alexander Zhestokov, dhe hap zjarr ndaj tij nga afër.

Gangsteri i dyshuar siberian shembet më pas përdhe dhe vdes në vend.

Zhestokov – i përfolur si lider i bandës së Zapsibovskie – po mbante një festë me miqtë në barin Dzambul pranë qytetit industrial të Novokuznetsk ne ngjarjen e dy viteve me pare.

Ai shihet që flet me miqtë e tij kur një sulmues i veshur me të zeza, me kapuç e syze të errëta i afrohet me armën e gjatë me silenciator.

Në pamje shihet sesi një mori plumbash qëllohen drejt viktimës, i cili bie përtokë dhe duket se mbulon fytyrën me duar para se të japë shpirt.

Miqtë e tij duken fillimisht të shokuar por pas disa çastesh nisin të shpërndahen duke dalë nga bari në rajonin siberian të Kemerovo, zonë e njohur minerare.

Në gusht Zhestokov ishte liruar nga burgu pasi kreu dënimin për shantazh e mashtrim.

Më herët në 2013 ai ishte kapur në Moskë me një pasaportë të rreme moldave, sipas policisë, teksa besohet se ishte i përfshirë në mashtrime me pronat, trafik droge, trafik ilegal metalesh dhe shantazh ndaj bizneseve.

FOTO GALERI
1/4
Një burrë që përshkruhej ‘shef mafioz’ u qëllua për vdekje gjatë festës që kishte organizuar vetë për të celebruar daljen nga burgu.

Top Channel