Stuhitë e forta që përfshinë gjatë natës jugun e Britanisë kanë shkaktuar probleme të shumta, duke detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Bristolit dhe duke lënë qindra banesa pa energji elektrike.
Kryenegociatori iranian Mohammad Bagher Ghalibaf ka deklaruar se “menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të kthehet kurrë si para luftës”, duke shtuar se, megjithëse normat ndërkombëtare do të respektohen, Irani do të ketë rol të drejtpërdrejtë në administrimin e kësaj zone strategjike.
Ndërsa Andy Burnham konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Partisë Laburiste, brenda forcës politike britanike po zhvillohet një debat i fortë nëse duhet ose jo të organizohet një garë zyrtare për lidershipin.
Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor.
Ata luftuan për Gjermaninë jashtë vendit: Ushtarët e Bundeswehr-it nderohen në Ditën e Veteranëve. Megjithatë, pasojat personale të misioneve, siç janë problemet psikologjike, nuk janë shumë në fokus, kritikojnë ata.
Dhjetëra shkolla në Angli dhe Uells kanë vendosur të mbyllen ose të reduktojnë orarin mësimor për shkak të valës së të nxehtit që pritet të godasë Britaninë në ditët e ardhshme.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar.
Algjeria ka arritur një fitore jetike 2-1 me përmbysje kundër Jordanisë në ndeshjen e Grupit J të Kupës së Botës 2026, të zhvilluar në “San Francisco Bay Area Stadium”.
Andy Burnham po konsiderohet si kandidati kryesor për të zëvendësuar Keir Starmer në krye të Partisë Laburiste dhe qeverisë britanike, ndërsa presioni ndaj kryeministrit është rritur ndjeshëm në Westminster.
Vendi do të ndikohet sot nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj sektorit energjetik të Iranit, duke i lejuar Teheranit të shesë naftë në dollarë amerikanë për herë të parë pas dekadash.
Grigory Nekhoroshev, gazetari rus i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-kampiones olimpike Alina Kabaeva, ka vdekur në moshën 69-vjeçare në Letoni, ku jetonte në mërgim.
Norvegjia ka arritur një sukses historik duke marrë dy fitore radhazi në një turne madhor për herë të parë, pas një triumfi të vështirë por të merituar 3-2 kundër Senegalit.
Kylian Mbappe e ka shndërruar ndeshjen e sotme ndaj Irakut në një demonstrim të pastër force, duke konfirmuar se është një nga talentet më të mëdha që ka shkelur ndonjëherë në fushën e futbollit.
Franca ka regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Irakut në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për dramën e saj, pasi u ndërpre për rreth 2 orë për shkak të kushteve të vështira klimaterike në Filadelfia.
Një deklaratë bombastike nga legjenda Peter Schmeichel ka ndezur një debat të fortë, pasi ai pretendon se goli historik i Lionel Messit kundër Austrisë duhej të anulohej.
Në kohën kur thashethemet për një largim të mundshëm të Julián Álvarez nga Atlético Madrid po pushtonin mediat sportive dhe Barcelona shihej si destinacioni i tij i radhës, ka qenë vetë klubi madrilen ai që ka ndërhyrë fuqishëm për t’i dhënë fund çdo spekulimi.
Pritjes së gjatë dhe ankthit të tifozëve i ka ardhur fundi! Për herë të parë në këtë Kampionat Botëror, një ndeshje u detyrua të ndërpritet për shkak të alarmeve të motit të rëndë në Filadelfia, por tashmë topi po rrokulliset sërish në fushën e blertë.
Pjesa e dytë e ndeshjes së Kampionatit Botëror mes Francës dhe Irakut u shty për shkak të një stuhie të fuqishme të shoqëruar me rrufe, por tashmë organizatorët kanë dhënë një dritë jeshile dhe një orar zyrtar për rikthimin në fushë!
Julian Alvarez bën hapin që po priste Barcelona. Sulmuesi i Atletico Madrid, që është objektivi kryesor i merkatos së klubit katalanas, lëshoi ‘bombën’ në lidhje me të ardhmen e tij, për të cilën foli në përfundim të ndeshjes me Austrinë që Argjentina e fitoi me rezultatin 2-0.
E paimagjinueshme ajo çfarë po bën Kylian Mbappe në fushën e lojës! Franca është në avantazh 1-0 ndaj Irakut falë një predhe të papritur nga ylli francez, i cili, edhe pse gjuajti me “këmbën e tij të dobët”, ka lëshuar një goditje të pandalshme që po bën xhiron e botës.
Një deklaratë epike që po bën xhiron e botës në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale mban firmën e një prej sulmuesve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Në kryeqytet u zhvillua sot dita e 23-të e protestës jopartiake, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan më pas para Kryeministrisë, aty ku mbajtën edhe fjalimet.
Protestat dhe investimi që pritet të zhvillohet në Zvërnec janë tema kryesore e “Top Story” me Grida Dumën në mbrëmjen e sotme.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas leximit që aktivisti Dritan Goxhaj i bëri 5 kërkesave të protestuesve në tubimin e sotëm.
Vendosja e rekordit të ri me 18 gola të shënuar në historinë e botërorve nga Lionel Messi ishte lajmi i ditës në median sportive në mbarë botën.
Puntatën e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma u diskutua për të ardhurat që turizmi i sjell çdo vit Shqipërisë.
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, në lagjen Lef Sallata në Vlorë.
Lionel Messi ishte protagonisti absolut këtë të hënë në ndeshjen e Argjentinës me Austrinë në ndeshjen e radhës së Botërorit 2026.
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, gjatë një vizite në Korçë, foli për protestat që po zhvillohen në vend prej 23 ditësh.
Të jetosh një shekull do të thotë të kesh parë me sytë e tu ndryshimin radikal të njerëzimit.
Mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’ nga Grida Duma, u diskutua për investimin në Zvërnec.
Jeremy Doku bëhet baba. Bashkëshortja e tij Shireen solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilit i kanë vënë emrin Praise.
Përballja mes Argjentinës dhe Austrisë dhuroi spektakël të jashtëzakonshëm në fushën e gjelbër, por vëmendja e kamerave është zhvendosur për disa momente edhe në tribunën VIP.
Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka kaluar shifrën 1,000, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 254 persona, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore të vendit.
Është riparuar dëmtimi në argjinaturën e kanalit shkarkues të liqenit të Thanës, i cili prej dy ditësh kishte lënë mijëra fermerë të qarkut të Fierit pa ujë.
Nëse mendonit se arritja e kuotës së 18 golave dhe rrëzimi i legjendës Miroslav Klose ishte e vetmja mrekulli që Lionel Messi bëri ndaj Austrisë, e keni gabim.
Shirat e rrëmbyeshëm të muajit janar kanë dëmtuar rëndë rrugën që lidh disa banesa në fshatin Rrapë, Njësia Administrative Luftinjë, Bashkia Memaliaj.
Kampionët e Botës nuk ndalen. Argjentina ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi, duke mposhtur Austrinë në një ndeshje që ishte e gjitha taktike, në disa momente edhe lojë nervash. Vendimtar Leo Messi me dy gola, që i jep ekipit tri pikët dhe hyn në histori duke thyer rekordin e Kloses.
Kupa e Botës 2026 po dhuron emocione të mëdha, por ndonjëherë edhe moti bëhet protagonist absolut.
Pas humbjes 7-1 ndaj Gjermanisë, Curaçao fitoi pikën e parë historike në një botëror teksa barazoi 0-0 me Ekuadorin. Një rezultat surprizë ky për vendin më të vogël që është kualifikuar në një Kupë Bote dhe që fsheh një sekret që është në kontrast me zgjedhjet e bëra nga kombëtaret e tjera dhe më të kuotuara.
Në median sportive spanjolle shpërthejnë polemika të forta dhe shkaku për këtë është bër Rade Bogdanovic.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e dy kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kërkuan rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të kësaj partie.
Në një pasdite të nxehtë vere, në Romë nisi epoka Giovanni Malago, i zgjedhur si president i FIGC me me 68.58% të votave. ‘Është me të vërtetë shumë e thellë dhe emocionues kjo ndjenjë përgjegjësie që ndjek. I vetëm nuk mund të bëj asgjë, me ju mund të bëj gjithçka’-ishin fjalët e para të Malago në Asamblenë ku u zgjodh si president i FIGC.
Mungesa e ujit vaditës në qarkun e Fierit rrezikon bujqësinë.
Një oficer policie humbi jetën gjatë një operacioni policor në lagjen Côte-des-Neiges në Montreal të Kanadasë, ndërsa edhe i dyshuari u vra nga të shtënat e forcave të rendit.
Përballja mes Argjentinës dhe Austrisë ka dhuruar një skenar të çmendur, ku Lionel Messi përjetoi brenda pak minutave të gjitha dritëhijet e futbollit.
Sfidat e kampionatit botëror dhurojnë gjithmonë surpriza të mëdha, por ajo që ndodhi në minutat e para të përballjes mes Argjentinës dhe Austrisë ka lënë pa fjalë të gjithë sportdashësit.
Një rast tronditës për shoqërinë e Irlandës së Veriut ka përfunduar me dënimin e ish-liderit të Partisë Demokratike Unioniste (DUP), Geoffrey Donaldson, i cili u shpall fajtor për krime seksuale kundër dy vajzave të mitura.
Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë tregtare në qytetin Lucknow, në shtetin Uttar Pradesh të Indisë.
Skena kaosi janë regjistruar të dielën në mbrëmje dhe në orët e para të së hënës në të gjithë France, gjatë festivalit vjetor Fête de la Musique, i cili çdo vit mbledh miliona pjesëmarrës në rrugë dhe sheshe publike.
Shërbimet izraelite të sigurisë u njoftuan për një sulm të mundshëm të udhëhequr nga Irani ndaj ish-kreut të Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (Shin Bet), Ronen Bar.
Një aksident i pazakontë është regjistruar në Texas, ku një kamion me tre akse që transportonte koshere bletësh është përmbysur duke shkaktuar lirimin e rreth dy milionë bletëve në ajër.
Samiti mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, i planifikuar të mbahej në Bruksel më 22 korrik, është shtyrë pas dorëheqjes së kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Pavarësisht dy humbjeve në po aq ndeshje dhe eliminimit të hershëm nga faza e grupeve, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian Vincenzo Montella.
José Luis Ábalos, ish-ministër i Transportit dhe një nga figurat më të rëndësishme të Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjollë (PSOE), është dënuar me 24 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Madridit për përfshirje në një skemë korrupsioni gjatë pandemisë Covid-19.
Kryeministri hungarez Péter Magyar tha se qeveria e tij do të ndërmarrë hapa për të shkarkuar presidentin e Hungarisë nga detyra përmes një amendamenti kushtetues dhe do të nisë reformën kushtetuese në vjeshtë.
Dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë mesditën e sotme brenda makinës së familjes së tyre në Carpentras, në jug të Francës, ndërsa vendi po përballet me një valë ekstreme të të nxehtit.
Jessie J ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës në përvjetorin e parë të mastektomisë së saj, operacion të cilit iu nënshtrua pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2025.
Vetëm pak muaj pas finalizimit të divorcit, Nicole Kidman dhe Keith Urban kanë tërhequr vëmendjen me urimet publike që i kanë dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Olivia Rodrigo ka shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke kryesuar për herë të tretë renditjen prestigjioze të albumeve Billboard 200 me projektin e saj më të ri, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, aty ku qëndroi mbi dy orë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.
Ndeshja mes France dhe Irak në Kupën e Botës mund të përballet me vonesa për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
Alan Greenspan, ekonomisti që udhëhoqi politikën monetare amerikane për gati dy dekada dhe konsiderohet një nga figurat më me ndikim në historinë moderne të financave, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.
Andy Burnham ka deklaruar se është ende shumë herët për të diskutuar mbi mundësinë e zgjedhjeve të reja kombëtare, ndërsa hyn në garën për drejtimin e Partisë Laburiste pas dorëheqjes së Keir Starmer.
Një pasagjer i dehur shkaktoi skena kaosi në një fluturim të Ryanair me destinacion Mbretërinë e Bashkuar, pasi u përfshi në një përleshje me oficerët e policisë që ndërhynë për ta qetësuar pas një debati me partneren e tij.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.Presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh Presidenti i ri i futbollit italian.
Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës po lë pasoja të rënda në disa vende të kontinentit, ndërsa autoritetet vijojnë të lëshojnë paralajmërime për rrezik të lartë ndaj shëndetit të qytetarëve.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 66 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në impiantin energjetik Ras Laffan në Katar, sipas deklaratës së Ministrit të Energjisë së vendit.
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Nga Endi Tufa
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili edhe pse shprehet se nuk e ka votuar asnjëherë, thotë se protesta e zhvilluar aktualisht ka humbur qëllimin dhe se turma po përdoret për interesa të tjera.
Në Romë është zhvilluar sot Asambleja e Jashtëzakonshme e Federazione Italiana Giuoco Calcio, ku është zgjedhur presidenti i ri i federatës, pas dorëheqjes së Gabriele Gravina.
Ëndrra për të parë skuadrën tënde të debutojë në kampionatin Botëror të futbollit në një tempull të këtij sporti si stadiumi Azteca në Meksiko dhe hidhërimi i madh për humbjen 3-1; imazhi i tifozit të vogël të Uzbekistanit në lot dhe duke mbajtur fort trofeun e imituar të Kupës së botës, bënë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Me qëllimin për të mbledhur një pjesë të principalit dhe për të mbyllur dosje të hapura prej vitesh, shteti po heq dorë nga qindra miliona euro detyrime të papaguara të bizneseve përfshirë gjoba dhe kamatvonesa.
Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një ndjekje me Policinë mesditën e kësaj të hëne në Durrës, pasi nuk iu bind urdhrit për ndalim, përplasi pesë automjete të parkuara dhe më pas u largua me vrap nga vendngjarja.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka mohuar se deklaratat e Presidentit Donald Trump kanë dëmtuar negociatat e fundjavës me Iranin.
Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj strukturës të shërbimeve qeveritare online tre vite më parë dhe evidentimit nga kryeministri Edi Rama të një lufte hibride për të cilën thotë se po shpaloset në shesh xhirimin e protestës, me këto fenomene tashmë të sanksionuara në një projekt ligj, do të angazhohet SHISH.
Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Qatrom. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë endacak.
Ditën e martë Anglia do të luajë ndeshjen e dytë në Grupin L me Ganën me Tre Luanët që shkojnë në këtë përballje me petkun e favoritit absolut pas fitores bindëse në sfidën e parë me Kroacinë.
Vajza e analistit Fatos Lubonja, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve, ishte dëshmitare në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani” në GJKKO.
Prej 9 muajsh pa asnjë mbështetje dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të pronarëve për t’i nxjerrë në rrugë, rreth 90 familje të komunitetit rom dhe egjiptian kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit.
Chelsea raportohet se ka rritur interesin për portierin e Milanit dhe përfaqësueses së Francës, Mike Maignan, i cili aktualisht ndodhet në Kupën e Botës me kombëtaren e tij.
Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar, Egli Alliraj, dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në ajër.
“Shpresa jonë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare dhe një zgjidhje të përhershme.
Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci ka nisur këtë të hënë.
Departamenti i Garave dhe Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvilluan këtë të hënë një takim konsultues me përfaqësuesit e klubeve të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë në lidhje me strukturën dhe skemën e kampionateve për sezonet 2026/27, 2027/28 dhe 2028/29.
Irak prej vitesh po jeton një paqe të brishtë që mund të shkatërrohet në çdo moment. Shteti Islamik prej vitesh këcëon me një rilindje për të rrëzuar qeverinë. Grupe si ISIS apo Al Qaeda ngjallin terror kudo që veprojnë.
Një incident është regjistruar këtë të hënë në Pogradec, ku bashkëshorti ka plagosur me thikë bashkëshorten në banesën e tyre në lagjen 4 të qytetit.
Sfida e sotme e Grupit J midis Argjentinës dhe Austrisë në “AT&T Stadium” nuk është thjesht një betejë për të siguruar kualifikimin e parakohshëm në fazën me eliminim direkt, por një stacion që mund të vulosë përjetësinë statistikore të Lionel Messit.
Ish-oficeri i forcave speciale SAS (Forcat Ajrore Speciale) dhe ish-këshilltari i familjes mbretërore britanike, Jamie Lowther-Pinkerton, është rikthyer në vëmendjen publike pasi ka publikuar një roman, duke sjellë në qendër të interesit edhe karrierën e tij të pazakontë pranë Familjes Mbretërore të Britanisë.
Sot është një ditë historike për futbollin italian, i cili po kërkon një drejtim të ri pas dështimit për t’u kualifikuar në kampionatin botëror 2026.
Një goditje e rëndë ka tronditur kampin e kombëtares gjermane në mes të rrugëtimit në këtë kampionat botëror.
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni synonte.
Një drejtues automjeti është arratisur pasi ka përplasur katër automjete në Durrës.
Sfida mes Francës dhe Irakut mund të zgjasë më shumë nga sa parashikohet. Këtë të hënë, në Philadelphia pritet të këtë shtrëngatë gjë që krijon pasiguri për të dyja skuadrat vetëm pak orë përpara fillimit të kësaj ndeshjeje.
Pas dorëheqjes së Keir Starmer nga drejtimi i qeverisë, Andy Burnham ka konfirmuar se do të kandidojë për ta zëvendësuar atë në postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Një aksident ka ndodhur në “Rrugën e Lumit”, përgjatë shëtitores në qytetin e Beratit. Një 35-vjeçar, i cili po qarkullonte me shpejtësi me motor në këtë rrugë, ka përplasur në vijat e bardha turistin holandez, shtetasin V.J., 53 vjeç.
Sot u mbajt gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”, ndërsa në seancën e sotme ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, u paraqitur si dëshmitar para SPAK, ndërkohë sh-kryeministri Sali Berisha, nuk ishte i pranishëm.