Gonçalo Ramos dhe misteri i postimit të fshirë në rrjetet sociale, ishte thumbim ndaj Ronaldos?

05/10/2026 19:14

Nuk shuhen polemikat rreth kombëtares portugeze pas çështjes Ronaldo. Çështje që gjithnjë e më shumë po spostohet në rrjetet sociale.

Pas postimit të fshirë nga Georgina Rodriguez dhe pas vërshimit të tifozëve të Ronaldos në profilin në Instragram të bashkëshortes Gonçalo Ramos, është pikërisht ky i fundit që u bë protagonist. Sulmuesi i Milanit  në llogarinë e tij në Instagram publikoi një Instagram Story që më pas e fshiu, një lëvizje kjo që ngriti shumë pikëpyetje.

Pas fitorës së Portugalisë ndaj Norvegjisë së Haaland, Gonçalo Ramos që shënoi golin vendimtar, shpërndau në rrjetet sociale postimin e një komentuesi që bashkë me foton e futbollistit kishte shkruar: ‘Statusi i të qenit më i miri’. Një frazë kjo që nga shumë persona u interpretuan si një thumbim ndaj Cristiano Ronaldo, vendin e të cilit në kombëtare e ka marrë pikërisht Gonçalo Ramos.

Ai e fshiu këtë postim shumë shpejt, por pa mundur dot të evitojë polemikat. Me kombëtaren portugeze, sulmuesi i Milanit ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje të luajtura.

Top Channel