‘Asnjë nuk e di nëse Olise do të mund të qëndrojë edhe një vit’/ Gazetari gjerman ndez sirenat e alarmit për francezin e Bayernit
Harry Kane do të vazhdojë karrierën te Bayerni i Mynihut. Lajmi bëhet i ditur nga Sky Deutschland, sipas së cilës tashmë palët kanë arritur një marrëveshje paraprake dhe tani po bisedohet për detajet e fundit të kontratës së re.
Synimi i klubit bavarez është që të rinovojë me sulmuesin anglez deri në 2029, ndërkohë që kontrata aktuale e futbollistit skadon në 2027.
Ky akord mes palëve është një element kyç, por ende nuk është hedhur firma në kontrate dhe nuk është përcaktuar akoma një datë për formalizimin e saj. Bisedimet mes Kane dhe Bayernit të Mynihut kanë avancuar më shpejt nga sa u parashikua dhe teksa pritet zgjidhja e detajeve të fundit kontraktuale, të dyja palët e konsiderojnë se marrëveshja përfundimtare po arrihet.
Harry Kane u transferua në Mynih në verën e vitit 2023 nga Tottenham për 100 milionë euro dhe që nga ai moment është kthyer në një element shumë të rëndësishëm të skuadrës. Në moshën 33 vjeçare, qëndrimi i tij te Bayerni do të thotë se kampionët e Gjermanisë do të kenë shërbimin e një prej goleadorëve më të mirë të futbollit evropian.
Statistikat e Kane shpjegojnë arsyen se përse Bayerni këmbëngulte në dëshirën e tij për të rinovuar kontratën me Harry Kane. Që nga vera e 2023, kapiteni i Tre Luanëve ka shënuar 152 gola dhe ka dhënë 34 asiste. Në këto 3 sezone ai ka fituar 2 tituj të Bundesligës, një Kupë të Gjermanisë dhe 2 Superkupa e për më tepër është shpallur shënuesi më i mirë i Bundesligës në të tre sezonet.
Top Channel