‘Lojtarë në Zot’/ Polemika në Gjermani, tifozët e Borussias së Dortmundit kundër festimit të golit të Nmecha

10/11/2026 23:12

Një festim, një përkatësi te një grup futbollistësh të bashkuar nga besimi në Zot, polemikat e tifozëve…Në Gjermani është krijuar një çështje për mënyren sesi mesfushori Felix Nmecha festoi dy golat në fitoren e Borussia Dortmund ndaj Elversberg.

Ai kreu gjestin e vendosjes mbi kokë të një kurore të marrë nga koka e një personi tjetër – i ashtuquajturi “Kthimi i Mbretit” –  siç u shprehën edhe tifozët e vetë klubit verdhezi ku aktivizohet Nmecha.

Futbollisti duket se është pjesë e grupit ‘Futbollistë në Zot’ i themeluar nga ish lojtari i Crystal Palace, John Bostock dhe që sipas një hetimi të fundit nga televizioni ARD kishte qëndrime homofobe dhe diskriminuese.

‘Qëndrim në kundërtshtim me vlerat e tolerancës dhe respektit kundrejt diversitetit të Borussias-deklaron shoqata e tifozëve të Borussia Dortmund ndërkohë që vjen edhe kundërpërgjigjja e ‘Ballers in God’: ‘Duam të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve’. As saktësimi i vetë Nmecha nuk shërbeu për të shuar këto polemika: ‘Qëllimi nuk ishte të promovohej intoleranca, diskriminimi apo urrejtja e çdo lloj forme’-theksoi Nmecha

Top Channel