Flakët përfshijnë subjektin në Milot, digjen 4 kamionë dhe një eskavator, plagoset roja

06/10/2026 12:19
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Milot të Kurbinit, ku një zjarr ka përfshirë një subjekt për përpunimin e inerteve.

Si pasojë, janë djegur katër kamionë dhe një eskavator, ndërsa roja i objektit ka përfunduar në spital me dëmtime fizike në fytyrë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

“Kurbin/Informacion paraprak. Rreth orës 01:40, në Milot, në një subjekt për përpunimin e inerteve, në administrim të shtetasit K.B., janë djegur 4 kamionë dhe 1 eskavator. Gjithashtu, në spital është paraqitur roja i objektit, shtetasi M. M., 60 vjeç, me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruan policia.

Top Channel